Takimi me Ramën, Gyl: E ndjej veten si në shtëpinë time
TIRANE- Në ditën e parë të vizitës së tij në Tiranë, presidenti turk Abdullah Gyl u takua edhe me kryetarin e PS njëherazi kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Takimi u zhvillua në Bashkinë e Tiranës. Kryebashkiaku Rama i dhuroi presidentit Gyl, “Çelësin e Qytetit”, një vlerësim që Kryetari i Bashkisë rezervon për njerëz të shquar dhe vizitorë të nderuar të Tiranës. Po ashtu Rama i dhuroi presidentit të vendit mik edhe Kullën e Sahatit.
Gjatë bisedës mes dy personaliteteve, Z.Gyl, duke vlerësuar mikëpritjen e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke u shprehur : “E ndjej veten si në shtëpinë time”.
Presidenti turk vlerësoi ndryshimet pozitive dhe përmirësimet që kryeqyteti shqiptar ka pësuar vitet e fundit, kjo falë punës kolosale të Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit Edi Rama. Kjo është hera e tretë që presidenti turk viziton Shqipërinë dhe kësaj radhe ai u shpreh i impresionuar nga zhvillimi i kryeqytetit shqiptar, të cilin e gjen me më shumë dritë dhe gjelbërim.
Po ashtu, ai vlerësoi marrëdhniet miqësore që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Turqisë, që sipas presidentit turk përbëjnë një faktor solidariteti. Njëkohësisht Presidenti turk theksoi se “energjitë dhe investimet duhet të vihen në përdorim të rritjes ekonomike dhe zhvillimit të vendit”.
Nga ana e tij kryetari Rama vuri theksin në zhvillimin e qëndrueshëm të investimeve në vend, duke u shprehur se ka akoma shumë për të bërë.
(m.a/News24/BalkanWeb)