Maskat grabisin 70 milionë

Një filial i një banke të nivelit të dytë u sulmua me armë, duke marrë prej saj të gjithë shumën që ndodhej në kasafortë
1 milionë lekë për informatorët që japin të dhëna autorët. Arrestohet roja i armatosur i objektit për shpërdorim detyre
TIRANE- Dy persona të maskuar dhe me armë grabisin një filial të një banke të nivelit të dytë në rrugën "Myslym Shyri", në kryeqytet, nga ku marrin një sasi prej rreth 70 milionë lekësh.
Menjëherë pas ngjarjes, policia vë 1 milionë lekë të reja shpërblim për informatorin që jep të dhëna të sakta mbi autorësinë e mundshme të personave që mund të kishin kryer këtë ngjarje. Policia arreston me akuzën e shpërdorimit të detyrës Asllan Spahinë, roje me armë I një shoqërie të policisë private në kreyqytet, pasi në momentin e ngjarjes për arsye të panjohura nuk ndodhej në shërbim.
Grabitja ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 08:30, kur dy persona ende të paidentifikuar të cilët mbanin një armë në dorë dhe çadër për t'iu shmangur kamerës, hynë me shpejtësi në brendësi të ambienteve të bankës, duke detyuar sportelistët t'iu dorëzonin atyre thuajse të gjitha paratë që ndodheshin në arkë.
Ngjarja ndodhi në mëngjes rreth orës 08:30, kur dy persona hynë në mënyrë të shpejtë pas punonjësve të filialit të bankës duke i zënë ata në befasi, ndërsa i detyruan punonjësit të dorëzonin paratë. Në momentin kur autorët e grabitjes hynë për të marrë paratë, ata mundën të shmangin mrekullisht edhe rojen e sigurisë së objektit i cili sipas njoftimit zyrtar të policisë nuk ndodhej në vendin e tij të shërbimit sipas mënyrë së planizuar për këtë çështje.
Sipas burimeve mësohet se në bankë, personat kanë mundur të marrin një shumë prej afërsisht 70 milionë lekësh, e cila ndodhej në kasafortat e bankës, të mbetura gjatë një dite më parë nga veprime të ndryshme bankare të kryera në këtë filial.
Më pas, autorët mundën të largohen, me shpejtësi përmes rrugicave të zonës duke i shpëtuar kërkimit të policisë. Kjo e fundit mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi kryerjen e veprimeve hetimore, duke marrë deklarimet e punonjësve si dhe të rojes, së objektit.
Ky i fundit mësohet se është pyetur me detaje nga oficerët e zyrës së hetimit të grabitjeve, duke qenë se nuk ishte në vendin e tij të planizuar për këtë qëllim. Ndërkaq në vendin e ngjarjes ekspertët kanë fiksuar vendin e ngjarjes, vendosjen e brendshme dhe të jashtme të objektit, ndërsa gjatë këqyrjes kanë verifikuar se gjurmët e ndryshme të lëna në vendin e ngjarjes ishin shumë të pakta.
Ekspertët dhe hetuesit e Policisë kanë fiksuar si provë materiale pamjet filmike të kamerave të vëzhgimit të filialit të bankës, të cilat kanë nisur të përpunohen nga ekspertët dhe specialistët e zyrës së hetimit të grabitjeve.
Këta të fundit pohuan se pamjet e fituara nga kamerat e sigurisë së bankës janë të vlefshme dhe se ata presin të bëjnë verifikime dhe krahasime të tjera për këtë qëllim. Pas ngjarjes, policia shoqëroi disa persona në cilësinë e personave që kanë dijeni mbi rrethanat e hetimit të krimit, si dhe të tjerë të dyshuar që janë lënë menjëherë të lirë pas verifikimeve.
****************
Prej një viti Banka e Shqipërisë ka vendosur rregullore sigurie
TIRANË- Grabitja e institucioneve financiare të nivelit të dytë ne vend është kthyer në një fenomen i sitmuluar edhe nga mungesa e kushteve të sigurisë. Ndërkohë që prej një viti ekziston një rregullore e miratuar nga Banka e Shqipërisë, ku përcaktohen qartësisht kushtet e sigurisë teknike në .
Rregullorja përfshin ruajtjen e ambienteve të brëndshme të këtyre insitutucioneve si dhe mbrojtja e kasafortës. Sipas rregullores ajo duhet të vendoset në një vend të fshehtë, dera e hyrjes të jetë e mbyllur me çelës si dhe të jenë vendosur kontate magnetike.
Brenda dhomës në të cilën ndodhet kasaforta duhet të vendosen, sensorë levizjeje dhe telekamera për të monitoruar sigurinë e saj. Pesha nuk duhet të jetë më e vogël se 400 kilogram si dhe mbyllja të jetë me kode të kombinuara në mënyrë që të most ë mund të hapen nga një person i vetëm.
Në këto raste përdoren më shumë se dy kode të cilat u jepen pononjësve të ndryshëm. Po ashtu, edhe koha e hapjes është më shumë se 30 minuta duke mos I dhënë mundësi grabitësve që të finalizojnë qëllimin.