E Shtunë, 31 Tetor 2026

McCormack: Mendjen të gjithë tek KQZ, nuk do të bëjmë asnjë kompromis

meti-dhe-conny—-Nga Muhamed Veliu TCH—-

Tiranë- Conny McCormack kryevëzhguesja e misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri në intervistën e saj të parë televizive dhënë gazetarit të Top-Channel Muhamed Veliu, përcjell mesazhin se ajo dhe ekipi i saj nuk do të influencohen nga askush. McCormack thekson se nuk do të ketë asnjë kompromis në deklarimin e fakteve gjatë ditës së votimin, për procesin e numërimit dhe rezultatin. Kryevëzhguesja e OSBE-ODIHR tregon se për momentin janë duke mbledhur informacion nga terreni bazuar në fakte, i cili është duke u përpunuar dhe  do të paraqiten në raportin e ndërmjetëm pas dy javësh.

Zonja McCormack cfarë ju shtyu të aplikonit për pozicionin e kryevëzhguesit  të misionit të ODIHR për zgjedhjet e 23 Qershorit në Shqipëri?

Gjithmonë kam qenë e interesuar të punoj me OSBE-n. Kurrë në të shkuarën skam punuar për ODIHT, kështu ishte një mundësi e mirë për të patur një qasje të re me procesin pasi kam kryer shumë misione vëzhgimi apo vlerësime paraprake zgjedhjesh për organizata të tjera. Mendova se do të ishte dicka e mirë që të kisha komponent në CV-n time.

Ne kete faze te procesit zgjedhor partite politike dhe KQZ jane aktoret kryesore te zgjedhjeve. Gjate dy javeve te qendrimit tuaj ne shqiperi cfare opinioni keni krijuar per menyren sesi po pergatitet procesi zgjedhor? A po e luajne mire aktoret rolin qe u ka caktuar Kodi?

Siç edhe ju e dini ne kemi një prezencë të gjerë të ODIHR-it me një ekip prej 15 ndërkombëtarësh nga 14 vënde antare. Ne kemi analistë të zgjedhjece, të medias, për cështjet ligjore. Unë kam zhvilluar takime me liderët e partive kryesore. Ne jemi dyuke mbledhur informacion nga terreni bazuar në fakte, i cili është duke u përpunuar. Kjo është ajo që ne bëjmë pasi puna e ODIHR bazohet në fakte dhe evidenca. Ne nuk formojmë opinionin tonë kaq herët por natyrisht tani jemi duke mbledhur të dhëna të mjaftueshme të cilat do t’i publikojmë në raportin e ndërmjetëm pas dy javëve. Do të gjeni ne këtë raport të ndërmjetëm shumë informacione.

Ku do të fokusohet më së shumti ky raport?

Kjo është ajo që ODIHR-i bën. Ne do të qëndrojmë këtu për dy muaj me qëllim mbledhjen e informacionit që nga fushata elektorale, për trupën elektorale ku përfshihet natyrisht edhe KQZ-ja, administrimi zgjedhjeve, rregjistrimi votuesve,lista e kandidatëve, procesi paszgjedhor. Pra ne jemi këtu deri me 9 Korrik për të ndjekur edhe procesin e ankimimeve. Gjithashtu jemi duke ndjekur edhe dy projektet pilot që lidhen me përdorimin e elektronikën në këto zgjedhje. Është një proces gjithpërfshirës dhe i detajuar.

Ju keni zhvilluar takime me komisionin qendror te zgjedhjeve, në fakt me një pjesë të tij, pasi ky institucion nuk është i plotë. Ne çfarë konstatimesh keni arritur gjatë këtyre dy javëve për punën që po bën KQZ-ja si administruese e procesit zgjedhor?

Natyrisht që aspekti zbatimit të ligjshmërisë së kodit zgjedhor është një tjetër aspekt që ne shikojmë. Është njëri prej shumë aspekteve që ne shikojmë. Deri këto momente ka situata të cilat nuk janë ekzaktësisht në përputhje me kodin.

Në këndvështrimin tuaj, a mund të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme me një KQZ të cunguar, ku opozita nuk është e përfaqesuar?

Natyrisht që problemi me shumicën e cilësuar të KQZ është në mëndjen e të gjithëve, përfshi cështjen e pasjes së votave për ato vendime që kërkojnë 5 vota dhe tani nuk është e mundur. Ne jemi duke mbledhur informacion. Po vëzhgojmë vendimet që merret se cilat prej tyre janë në përputhje me kodin dhe cilat duhet të kenë 5 vota pra një shumicë të cilësuar. KQZ-ja do të jetë pjesë e raportit tonë të ndërmjetëm. Ne padyshim do të flasim qartësisht për këtë pasi sic e thashë KQZ-ja është në mëndjen e të gjithëve pasi është komponenti kryesor dhe ky aspaktet do të vlerësohet.

Sipas përvojes suaj cila do të ishte zgjidhja më e mirë për këtë situatë?

Është njëri prej aspekteve të zgjedhjeve. Ne shikojmë të gjitha aspektet. Ne shikojmë të gjithë administrimin e zgjedhjve që nga numërimi, procesi votimit që është celësi i të gjithë procesit përfshi transparencën në të cilën zhvillohet , transmetimi të rezultateve nëse shkon apo në myryrë të saktë. Padyshim që aspekti ligjor është një aspekt me rëndë i procesit.Këto momente janë shumë njerëz që po përpiqen të gjejnë një zgjidhje të situatës me KQZ-n. Natyrisht do të ishte shumë më mirë pasja e një trupe të plotë të KQZ-s. Po funksionon tani. Për ta vlerësuar punën e KQZ duhet të presim edhe gjatë procesit.

Ju keni vezhguar me dhjetera procese zgjedhore. Ju lutem, mund te me rendisni konkretisht se cfare standardesh duhet te permbushe shqiperia qe ne raportin perfundimtar te osbe/odihr te shkruhet se shqiperia permbushi standardet me te larta demokratike per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme?

Ky është misioni i 11 i ODIHR në Shqipëri. Kemi shumë eksperiencë këtu. Ne nuk bëjmë krahasime me zgjedhjet e shkuara për të thënë që këto ishin më të mira se ato të tjerat. Nuk kemi një peshore të bardhë apo të zezë për të thënë ishin të lira dhe të ndershme. Ne shehomin angazhimet e OSBE-s, standartet ndërkombëtare përfshi legjislacionin kombëtar. Pra janë shumë aspekte për tu parë  prandaj ODIHR ka një reputacion kaq të mirë pasi ne bazohemi vetëm në fakte, jemi asnjanjës duke parë cdo zgjedhje në bazë të meritës së tyre.Nuk kemi një peshore për të thënë ato zgjedhje ishin më të mira se këto. Shikojmë atë që ndodh me këto zgjedhje në këtë kohë.

Asamblea Parlamentare e OSBE-s,  perfaqesohet ne kete mision vezhgimi nga Roberto Batelli. Mund te cuditeni nga pyetja ime, por jam i detyruar t’ju pyes, per shkak te sensibiliteve qe ka shkaktuar ky emer. Zoti batelli njihet si mik i ngushte i nje anetari tjeter te asambleses, Wolfgang Grossruck, i cili eshte mik personal i kryeministrit Berisha. Per shqiptaret te tilla njohje kane rendesi. Ndoshta nuk funksionon keshtu ne SHBA, Austri, Britani apo France. Por dua t’ju pyes hapur. A keni besim ne paanshmerine e zotit Batelli? Sa do te ndikojne miqesite e kryeministrit ne raportin perfundimtar te OSBE-ODIHR?

Partneriteti mes asamblesë parlametarë të OSBE-s dhe ODIHR-it, është ndërtuar me ardhjen e një misioni të shkurtër dy javor vlerësimi prej tyre. Ata janë shtesë ndërsa ne jemi për 8 javë. Ne shpresojmë të kemi një bashkëpunim të mirë dhe një qëndrim. Ky është synimi ynë që është gjithmonë një sfidë.Janë edhe grupe të tjera vëzhgimi përfshi atë të këshillit të europës përfshi ata të parlemtit europian. Do të jetë një prezencë e gjerë ndërkombëtare vëzhgimi. Unë personalisht jam takuar me zotin Batelli. Ishte një takim i mbarë dhe unë u ndjeve se kemi nisur një bashkpunim të mirë.Duhet të presim ende për patur një përgjigje të pyetjes tuaj.

Kush do ta ketë fjalën e fundit vlerësuese për zgjedhjet. Ju apo zoti Batelli?

Kjo vlen për tu parë apo jo?  Le të presim kur raporti paraprak do të publikohet një ditë pas zgjedhjeve. Kuptoj nga njerëzit e ODIHR, se është një raport që lexohet fjalë pas fjale. Besoj se do të ketë një negocim për atë. Ne shpresojmë  të prezantojmë një raport unanim gjatë konferencës për shtyp. Do të doja tju them ju se ODIHR nuk do të lejojë asnjë kompromis. Nëse do të kemi gjetje të cilat duam ti themi ju do ti dëgjoni ato.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›