Atentat në Kavajë, ekzekutohet me armë zjarri 33-vjeçari tek Mali i Robit
Kavajë- Një vrasje ka ndodhur sot në qytetin e Kavajës, pasi një person është ekzekutuar me armë zjarri. Mësohet se viktima është 34-vjeçari me inicialet Ervis Tafaruçi nga Shijaku, dhe sipas policisë dy persona që udhëtonin me automjet kanë hapur zjarr ndaj tij. Viktima ka qenë me precedent penal të mëparshëm, i arrestuar për disa krime.
Ngjarja është shënuar në zonën e Malit të Robit, në praninë e shumë dëshmitarëve, të cilët kanë bërë më pas lajmërimin e policisë.
Viktima ishte biznesmen në Durrës, ndërsa ishte vetëm duke u kthyer për në shtëpi. Në atë moment atentatorët kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të tij duke i marrë jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet, ndërsa po pyeten dëshmitarët lidhur me autorët e krimit.