Maskat grabisin kazinonë, policia i identifikon

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës, ku dy persona të maskuar dhe me armë pistoletë kanë hyrë brenda në kazino duke marrë një sasi parash prej andej.
Gjatë kësaj kohe ka ndërhyrë një punonjës policie që ndodhej brenda në lokal, i cili ka ndërhyrë, por autorët kanë mundur të largohen duke përfituar nga errësira.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga puna intensive e bërë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim policor i të dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje identiteti i të cilëve për arsye hetimi nuk bëhet i ditur. Po punohet për kapjen e këtyre shtetasve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm të këtij rasti. /Start/
2011-11-23 15:05