Pasojat e ngërç-diplomacisë
Me përjashtim të ambasadorit tëDanimarkës, z. Karsten AnkjaerJensen që ka folur shqiptarisht, hapur e pa doreza, ambasadorët e tjerë, veçanërisht e ashtuquajtura trojkë, SHBA+BE+OSBE, aq shumë e pranishme dhe ndikonjëse në punët e brendshme të Shqipërisë, ka zbatuar udhëzimet e qendrave përkatëse, sipas të cilave: në Shqipëri duhet të imponohet me çdo çmim stabilitet, pavarësisht nëse aty janë shkelur e nëpërkëmbur standardet dhe të drejtat e njeriut prej sundimit autokrat e harbut të Berishës. Tanimë ky “udhëzim i heshtur” e paqtues i epiqendrave të politikës euroatlantike është marrë si i mirëqenë nga naivët e mercenarët e këtushëm politikripërtypës, ca më shumë nga militantët partiakë, të cilët gjithsesi e kanë të vështirë të hamendësojnë përse vazhdohet t’i jepet mbështetje pa kushte regjimit të Berishës, paçka se zullumet, bëmat, skandalet e paudhësitë, nën sundimin e tij të dytë, janë ku e ku më të ububushme se në vitet ‘92-’97, le më pastaj po të bëhet krahasim me të siamezët e tij në Lindje. E pra, kujt prej ndërkombëtarëve i leverdis një Shqipëri e dobët, e çalë, e flashkët, e hapërdarë, e paaftë të gjenerojë mëvetësisht demokraci funksionale, sepse të tillë e ka katandisur Berisha?
Përveç qarqeve ultra nacionaliste greke, serbe e, së fundi edhe maqedonase, (kulmi: edhe këta “majmunë” vollën vrer në stadium kundër nesh!), kujt i intereson një Shqipëri e përçarë, e grindur, jo unike edhe për çështje madhore e jetike, si integrimi dhe demokracia? A ka ngërç edhe në diplomacinë evropiane lidhur me Shqipërinë, madje edhe me Kosovën, ku veriu po mbetet gjatë një mollë sherri që premton e ndjell konflikt e gjak?
Ngërçi ynë i kolokrepsur aq shumë vitet e fundit, mesa duket nuk buron vetëm nga nepsi për pushtet shoqëruar me sherr-grindje të brendshme, por edhe nga meraku pragmatist i Evropës plakë (me një nofkë më të rëndë e quante kahmotit padër Gjergj Fishta), sipas së cilës: Boll kemi halle mbi halle me euron, me krizën globale, me Greqinë, Italinë, Maqedoninë, Kosovën dhe sidomos me Lindjen e Mesme…Në fund të fundit pse duhet t’i hapim telashe vetes edhe në Shqipëri, kur Berisha, hë për hë na garanton qetësi, e sidomos kur ky e shqiptarët e kanë provuar, jo me fjalë po me vepra, se mund të destabilizohen kollaj e të shkojnë, po t’ju shemben piramidat dhe idhujt pa krena, deri në prag të luftës civile? Le të rrinë në “tenxheren e tyre me presion”, derisa të mësohen me demokraci….!
***
Vizitat tejet “entuziaste” të kryeministrit në Maqedoni e më pas edhe në Kosovë, ishin një sinjal kuptimplotë që i dërgohej Perëndimit për t’i thënë se ai që ka në dorë “çelësat” e stabilitetit jo vetëm në Shqipëri, po edhe në rajon, kudo ku ka shqiptarë, është Berisha. E deshifruar, kjo lëvizje “diplomatike” nënkupton: Mos e kruani me mua, më lini të qetë të sundoj, pasi unë mund ta bëj lëmsh gjithë rajonin! Ndërsa vizita e mëpasshme në Norvegji, (dhe tjetra e porsa lajmëruar për në Izrael), u pompua nga propaganda zyrtare për qëllime të brendshme, “për të dëshmuar” edhe njëherë se pikërisht në këtë kohë krize ne do të kemi bum miliardash investime në ekonomi, por edhe se Berishën gjasme e duan dhe e përkrahin pa rezerva kancelaritë perëndimore si të vetmin prijës të suksesshëm e demokrat…Në këto dy drejtime luan, jo pa sukses, makina njëzetvjeçare e total-propagandës e kryeministrit tonë zulmëmadh: të bindë shqiptarët se Perëndimi e pranon si të vetmin “interlokutor” si dhe të trembë ndërkombëtarët se me “mamurrsit” e tij të shumtë, nëse do t’i rrezikohet pushteti, pra nëse do t’i mohohet mbështetja, ai mund të bëjë hatanë jo vetëm në Shqipëri (si e bëri në ‘97-ën), po edhe në rajon.
Nuk do të ishte gabim po të pohohet se këtij synimi Berisha ia ka parë edhe sherrin, edhe hajrin. Nëse e gjykon dhe vështron me këtë sy portretin e tij politik përgjatë njëzet viteve, mund të kuptohet lehtë përse vazhdon të përdoret gjuha e drunjtë e diplomacisë evropiane dhe sidomos e asaj amerikane, duke lënë të turbullt e të vagullt perceptimin e së vërtetës prej këtij qëndrimi deledash, të pakuptueshëm për popullin e thjeshtë: e mbështesin përnjëmend Berishën, se ju duket si e keqja më e vogël në këtë vend, apo iu ka zënë derën dhe nga frika e “mamurrsve” të revoltuar e të pakontrollueshëm besojnë se nuk kanë ç’i bëjnë?
Mirëpo po të shohësh se ç’ndodhi jo vetëm në Lindjen e Mesme, po edhe në vendet fqinje, Itali dhe Greqi, ku pas trysnisë së kancelarive evropiane, me ndihmën e diplomacisë u largua edhe Berluskoni, edhe Papandreu, që ngjanin para ca muajsh partnerë tepër solidë, atëherë nuk i shmangesh dot pyetjes: Mos është për ta më i vështirë largimi i butë, “me diplomaci” i një Berishe nga një Shqipëri që ka mbetur peng në tranzicion? Hamendësimi se ne jemi vend i vogël, pa rëndësi, pa peshë, pa efekte dramatike në eurozonë, nuk duket fort i besueshëm.
Edhe pse Berisha prej disa vitesh nuk është ftuar zyrtarisht, në nivel të lartë, në asnjë nga kryeqytetet me peshë botërore, se vetëm për Tiranën janë anuluar e shmangur jo pak vizita të paralajmëruara apo rutinë të autoriteteve më të larta të BE-së dhe SHBA-së, apo pse vetëm Shqipërisë iu shty, për të dytën herë, statusi i vendit kandidat për shkak të keqpolitikës, nuk ka asnjë qëndrim a, së paku, reagim zyrtar (qoftë edhe bisedë me ose pa mikrofona të hapur “gabimisht”…, mes Sarkozisë dhe Merkelit, apo edhe Obamës,) për regjimin më absurd të Ballkanit, konkretisht për të vetmin udhëheqës të pazëvendësueshëm e problematik, Berishën…
E pra, nëse do të kish një reagim të tillë, nuk ka dyshim që autoritari karizmatik Berisha dhe shpura e tij nuk do të rezistonin dot pas Gërdecit e sidomos pas 21 janarit.
***
Nëse në Greqi dhe Itali, për shkak të krizës, jo nga zhvillimet e brendshme, por nga jashtë, pra nga trysnia e aleatëve të mëdhenj (kryesisht nga Gjermania e Franca), u rrëzuan qeveritë dhe u detyruan të dorëhiqen dy kryeministra të fuqishëm, Papandreu dhe Berluskoni, në Shqipëri nuk ka asnjë shenjë e asnjë gjasë të bëjë vaki një gjë e tillë. Kryezoti SB i Tiranës ngjan me SB-në ish-kryezot të Italisë aq sa ngjan Shqipëria me Italinë. Prandaj këtu tek ne duket sikur gëlon një paqe nën ullinjtë dhe arrorët ende të pambjellë, sikur ka edhe mirëkuptim të ngjizur përherë me mosmarrëveshje e mosbesim të ndërsjellë. Ndoshta këtu krizën e bën të pandijshme e të papërfillshme çmimi i domates dhe i gjizës mbi një copë bukë për të “hedhur ditën”, ambientimi me të keqen, nënshtrimi ndaj më të fortit…, prandaj edhe kur ka dialog, apo konsensus (si ky i fundit!) këto përherë do të na vijnë si kofini pas të vjelit, kur nuk i lipsen kurrkujt, ndoshta nga që janë imponuar me dhunë nga diplomatët e huaj nëpër mjedise “krokodilësh”! A nuk na erdhi kësisoj edhe demokracia?
Fakt është që zona gri, indiferente, pa lidhje të natyrshme dhe organike mes krerëve të politikës dhe popullit po bëhet gjithnjë e më refraktare. Ja përse klasa politike tek ne nuk i mban sytë dhe veshët nga zgjedhësit, po nga diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë. Paria jonë e di se këtu më shumë vlen një foto me Obamën dhe apo Merkelin se vullneti apo opinioni i popullit. Kjo e bën rreshtoren e politikbërësve të ngjajë “kuislinge”, pa rrënjë, pa themel, pa ide, pa vizion, më shumë e emëruar, se e zgjedhur, sa makute, aq edhe e papërgjegjshme, një kurban i vetvetes!
Në këtë kohë të trazuar, kur kriza globale e sidomos ajo rajonale nuk dihet ç’do të pjellë e mbjellë, kjo “paqe” nën ullinjtë dhe arrorët ende të pa mbjellë, nuk erdhi meqë ne kemi rritjen më të madhe ekonomike, apo se ia kemi kaluar Gjermanisë, as se vetëm tek ne u rritën rrogat dhe pensionet, aq më pak se klasa politike u ndërgjegjësua dhe e kuptoi më në fund që nuk duhet të sakrifikohet aspirata jonë për integrim e demokraci, porse në Shqipëri kërkohet dhe imponohet një statusquo e imponuar, d.m.th qetësi dhe stabilitet me çdo çmim. Vetëm se stabiliteti i imponuar, me Berishën në krye të vendit, në një shoqëri pa standarde, pa rregulla demokratike, ku ligjin e zbaton vetëgjyqësia, krimi dhe Kanuni, nuk është stabilitet i dëshiruar, i pranuar, i vërtetë, i garantuar, i mirëqenë. Këtë të vërtetë absolute nuk duan ta kuptojnë disa nga diplomatët e Tiranës, ndaj kemi ngërç nëpër institucione, ndaj ngërçi e gërrmërri zgjaten e tirren pafundësisht, sipas parimit: “Një hap para, dy prapa”…Tek ne nuk ka lidhje organike mes zgjedhësve dhe të zgjedhurve, mes opinionit publik dhe opinionit diplomatik, mes interesit kombëtar dhe atij vetjak, mes aspiratës për integrim dhe frymës për dezintegrim, mes institucioneve dhe Kushtetutës, pasi këto fije, në mos nuk ekzistojnë, jo pak zyrtarë të lartë partish, pse jo edhe “diplomatë të stabilitetit”, po bëjnë të pabërën e të pamundurën të jenë sa më të dobëta…
Populli thotë: Ku këputet më kollaj peri? Dhe a mund ta mbajë dot gjatë fijen e perit të mos këputet në pikën më të dobët të Ballkanit një Berishë i vetëngopur, qoftë edhe duke pasur në krah një diplomaci të ngërçit, e cila as të lëshon dhe…dhe as të mban?
(er.nu/GSH/BalkanWeb)