E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maskat grabisin me arme karburantin

Milot- Dy persona me maska dhe te armatosur grabisin piken e karburantit ne qytetin e Milotit. Punonjesi i firmes ka denoncuar ngjarjen, oret e vona te mbremjes se marte ne Komisariatin e Kurbinit, ndersa deshmoi se i detyruar dhe i kercenuar nga nje pushke qe i ishte vendosur ne koke, i kishte dhene personit te paidentifikuar gjithe xhiron ditore prej 3 mije lekesh, qe mbante ne arke. Lajmi eshte konfirmuar nga burime te policise, te cilat bene me dije se nisen hetimet per zbulimin dhe kapjen e autoreve te krimit.

Autoret kane shfrytezuar nje moment kur ne rruge nuk kishte shume levizje. Ata kane hyre menjehere ne parkingun e karburantit qe ndodhet ne dalje te qytezes se Milotit, prone e biznesmenit Saba V. Sapo kane ndaluar mjetin pa targa, menjehere te rinjte kane zbritur nga makina tip "Benz", duke i vene ne koke, gryken e pushkes punonjesit te pikes, Valentin C. Pasi e kane mbajtur nen presion, duke e kercenuar se do e vrisnin, njeri nga autoret ka hyre ne dhomen ku qendronte punonjesi i karburantit, duke i marre me dhune xhiron ditore prej 3 mije lekesh. "Ne momentin e grabitjes nuk kishte levizje, pasi edhe mjetet qe leviznin ne kete aks rrugor jane te pakta ne oret e mbremjes. Sapo pashe dritat, dola nga dhoma duke pritur se mos dikush do vinte te mbushte makinen me karburant. Por dy persona te maskuar dolen nga mjeti dhe me drejtuan armen tip "pushke" dhe me kerkuan te mos levizja", ka deshmuar punonjesi i karburantit per grupin hetimor. Personi i armatosur i ka kerkuar celesat e dhomes dhe te arkes, duke bastisur me pas piken. I pyetur per autoret, punonjesi eshte shprehur se nuk ka mundur qe t'i shohe per shkak te maskave qe mbanin.

Grupi hetimor ka keqyrur vendngjarjen dhe mbledhur gjurmet e pakta ne piken e karburantit. Burime te policise thane se jane marre deshmite e punetorit dhe pronarit te firmes, nese kane pasur konflikte. Ngjarja eshte cilesuar si grabitje me arme. Megjithese jane kryer kontrolle te shumta ne zone, pasi dyshohet se autoret jane banore te Kurbinit, deri dje ne mbremje nuk ishte kryer asnje ndalim. Policia shoqeroi gjashte te dyshuar, qe pasi i mori ne pyetje, i la te lire.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›