Ulen temperaturat ne javen e ardhshme
Qetesohet atmosfera, per te na dhene ne vijim dite me te kthjelleta. Pas reshjeve te dendura regjistruar ne ditet e fundit, territori i vendit tone do te perfshihet nga nje mot me i qendrueshem. Gjithsesi, Sherbimi Sinoptik i Forcave Ajrore thekson se permiresimi i konditave do te jete i perkohshem, ndersa njoftohet per zbritje te temperaturave, me te ndjeshme ne fundjave. Fillimi i muajit shkurt, pritet te vije me reshje. Me mbylljen e kesaj jave sherbimi meteorologjik i ushtrise parashikon rikthimin e paqendrueshmerise, por temperaturat do te pesojne rritje, per shkak te masave te ngrohta qe do te jene ne qarkullim. Ndersa sipas Institutit te Energjise, Ujit dhe Mjedisit gjate 24 oreve te ardhshme mbi vendin tone, do te mbizoteroje mot i karakterizuar nga alternime vranesirash, te cilat do te shoqerohen me reshje te dobeta te karakterit lokal, dhe me kthjellime. Era do te fryje e lehte, deri 18 km/ore, nga kuadrati i jugut. Temperaturat ekstreme te ajrit, me nje rritje te lehte ne vlerat maksimale, pritet te luhaten: Ne vendet malore, minimalet nuk do te zbresin poshte -1 grade, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 10 grade, ne vendet e uleta temperaturat minimale do te zbresin deri ne 4 grade, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 15 grade dhe ne bregdet, temperaturat minimale do te zbresin deri ne 6 grade ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 17 grade Celsius. Gjate dites se neserme, mbi vendin tone do te mbizoteroje mot i kthjellet me ndonje kalim vranesirash te dobeta. Era do te fryje e lehte, deri 28 km/ore nga kuadrati i veriut. Ne vendet malore temperaturat minimale do te zbresin deri ne -2, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 9 grade, ne vendet e uleta 3- 16 grade dhe ne bregdet, temperaturat minimale do te zbresin deri ne 5 ndersa ato maksimale do te ngjiten ne 17 grade Celsius.