E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencia e Akreditimit bllokon 21 doktoratura

Tre programe jane propozuar nga Drejtesia dhe 18 nga Mjekesia

Plot 21 lloje doktoraturash te propozuara nga Fakulteti i Mjekesise dhe i Drejtesise jane bllokuar ne Agjencine e Akreditimit te Arsimit te Larte, AAAL. Keshtu, mesohet se Fakulteti i Drejtesise ka aplikuar per hapjen e tre programeve te studimeve te doktoratures, perkatesisht ne Shkencat Juridike Civile, Shkencat Penale si dhe ne te Drejten Publike. Dokumentacioni perkates, eshte derguar ne rektorat qe ne shtator te vitit te kaluar. Por burime prane rektoratit te Universitetit te Tiranes pohojne se, dokumentacioni per te tre programet e doktoratures se Fakultetit te Drejtesise, se bashku me 18 programe te doktoratures, te propozuara nga fakulteti i Mjekesise, i kishte derguar po ne muajin shtator ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences, e cila me pas i ka derguar menjehere ne Agjencine e Akreditimit te Arsimit te Larte qe ne muajin shtator 2008. Mesohet se kurrikulat e 18 profileve te doktoratures, jane ende ne Agjencine e Akreditimit, e cila ende nuk ka derguar nje pergjigje ne MASH per vleresimin e tyre. Ne kete menyre, prej 4 muajsh dokumentacioni i 21 programeve te studimit per doktorature, eshte bllokuar ne agjencine e Akreditimit. Ne Fakultetin e Mjekesise, eshte propozuar qe te kete doktorature ne programet: Kardiologji, Pediatri, Neuroshkence, Obstetrike-gjinekologji, Morfologji klinike, Kirurgji e Pergjithshme dhe nenspecialitete, Multislice CT, Anatomi Patalogjike dhe Mjekesi Ligjore, Mjekesi laboratorike, Lendet biomjekesore dhe Eksperimentale, Otorinolaringologji, Okulistike, Shendet Publik, Semundje te Brendshme, Semundje Infektive, Semundje te Lekures, Patologji Oro-maksilo-faciale dhe ne Shkencat Farmaceutike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›