E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga e Elbasanit, mbillen 112 peme te reja

Bashkia e Tiranes ka marre dje pjese ne aksionin per mbjelljen e 112 pemeve ne segmentin e rruges Fakulteti Filologjik - Kthesa e Saukut si dhe ne rrugen "Dora Distria", financuar nga "Tirana Bank". Kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama, duke ritheksuar edhe njehere rendesine e shtrirjes se kesaj nisme, jo vetem ne Tirane, por ne mbare vendin, u shpreh se sot, ne Tiranen ku shpresa kthehet perdite ne realitet, ne perseri japim nje lajm te mire, jo vetem per qytetaret e Tiranes por dhe per ata ne te gjithe Shqiperine. "Ky transformim i madh, ne Tiranen perdite e me te gjelber ne shpirt e ne mendje, por edhe cdo hap drejt realizimit te asaj cka kemi ne shpirt dhe ne mendje ne realitet, eshte pa asnje dyshim nje lajm i mire dhe eshte nje ogur i mire per nje te neserme, ku transformimet e Tiranes do te shkojne duke u thelluar ne menyre rrenjesore dhe ku modeli i Tiranes, do te shkoje duke u jetesuar ne cdo qytet dhe fshat te Shqiperise", tha Rama. "Nje qytetar - Nje peme" eshte nje thirrje per veprim, eshte me shume se te mbjellesh nje peme, eshte nje levizje ku cdo qytetar mund te behet pjese. Kjo nisme eshte menyra, me kosto me efektive per te ndihmuar qytetin e Tiranes ne pastrimin e ajrit, uljen e ndotjes dhe rritjen e cilesise se jetes, duke ndihmuar ne krijimin e nje mjedisi sa me te shendetshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›