MASH nuk leshon pe per diplomat
Modeli i diplomave qe do t'u jepet te gjithe te diplomuarve sipas sistemit te Bolonjes nuk do te pesoje asnje ndryshim. Ka qene ky qendrim zyrtar i Ministrise se Arsimit dhe Shkences, pas protestave te vazhdueshme te studenteve. Zv/ministrja e Arsimit deklaroi se Shqiperia do te mbaje te njejtin standard si te gjitha vendet e BE-se dhe per hir te se vertetes, te dhena te tilla jane edhe ne diplomat e tyre. "Cdo veprim i Ministrise se Arsimit ne lidhje me diplomat, eshte i bazuar ne ligjin e Arsimit te Larte", eshte shprehur zedhenesja e MASH, Ermelinda Muho. Sipas ligjit shqiptar dhe Marreveshjes se Bolonjes, emertimi i diplomes universitare permban nivelin dhe fushen e studimit te kryer, dhe jo titull profesional. "Shqiperia do te mbaje te njejtin standard si te gjitha vendet e BE-se dhe do te ece perpara drejt konvergimit evropian dhe nuk do t'u kthehet me modeleve te se shkuares", shpreh qendrimin e saj, Ministria e Arsimit. "E kuptojme drejt shqetesimin e studenteve per punesim me diplomat e marra pas tri vjet studimesh. Diploma e tyre eshte teresisht e vlefshme per te gjetur pune ne Shqiperi, dhe ne saje te standardeve te Bolonjes, edhe jashte saj, ne te njejten menyre e hapesira ne treg si edhe studentet qe kane diplomen pas tri vjet studimesh Bachelor ne vendet e BE-se", siguron Ministria e Arsimit. Sipas saj, standardi i Bolonjes, i vendosur per emertimin e diplomes sipas nivelit dhe fushes se studimit te kryer, eshte me i mire se standardi i vjeter, sepse krijon shanse me te gjera punesimi per cdo te diplomuar ne krahasim me modelin e meparshem me tituj profesionale. Per kete qellim krahas diplomes, cdo student pajiset edhe me suplementin e diplomes, i cili jep hollesi per programin dhe nivelin e studimit te kryer, te dobishme per mundesite konkrete te punesimit. Ministria e Arsimit u ka bere thirrje studenteve qe te mos manipulohen politikisht, por te shikojne me syte e tyre si jane diplomat e universiteteve evropiane dhe te kuptojne qe vendosja e fjaleve apo siglave te Republikes se Shqiperise dhe MASH ne diploma, u intereson atyre, sepse certifikon zyrtarisht nga shteti diplomat e tyre.
Protestat vazhduan gjate gjithe paradites
Studentet e Universitetit te Tiranes dhe te Universitetit Politeknik vazhduan dje protestat para godines se Ministrise se Arsimit per diplomat, qe ata i quajne "vertetime". Sipas studenteve, diplomat Universitare te Sistemit te Bolonjes po perdhosen ne menyren me te paprecedente. Formati i Diplomes se Nivelit te Pare, nuk eshte gje tjeter vecse nje "vertetim", sipas studenteve qe protestojne. Pikerisht kjo situate e krijuar, pas protestave dhe korrespondences zyrtare me rektoratin e UT, i cili eshte i detyruar t'i pranoje keto diploma, ne zbatim te ligjit, ka shkaktuar irritimin e studenteve, te cilet jane te vendosur te mos ndalen para deklaratave te Ministrise se Arsimit per keto "vertetime".