LSI-PSV '91, zyrtarisht ne koalicion
Levizja Socialiste per Integrim dhe Partia Socialiste e Vertete '91 nenshkruan dje marreveshjen, per daljen ne nje koalicion te perbashket ne zgjedhjet e 28 qershorit. "Firmosja eshte nje garanci shume e rendesishme, per fitoren e koalicionit tone ne zgjedhjet e ardhshme, per triumfin e zgjedhjeve progresiste dhe per garantimin e nje qeverisjeje te majte dhe progresiste pas 28 qershorit", tha Meta. Ndersa kreu i PSV '91, tha se kjo eshte nje marreveshje, e cila garanton qeverisjen e te majteve pas zgjedhjeve te ketij viti. "Sigurisht qe kjo marreveshje ka parasysh mbi te gjitha, interesat politike te vendit per te hequr nga pushteti nje koalicion te djathte te korruptuar perfundimisht dhe per te vendosur nje qeverisje te mire, nje qeverisje te kontrollueshme nga qytetaret e Republikes se Shqiperise, ne kater vitet e ardhshme qeverisese", theksoi Koci.