E Shtunë, 31 Tetor 2026

Film i bukur ky!

Nga Evans Drishti

E djeshmja...

E sotmja ...

E nesermja ...

Tre faza keto te jetes qe cdo njeri ne jeten e tij do t'i provoje me doemos, ne nje menyre a ne tjetren, kuptohet sipas evoluimit te kohes. Te nisur nga nje e mire behemi pre e saj dhe biem ne deshtim, por te nisur nga nje e keqe perseri behemi pre e nje pesimizmi rrenqethes qe na ve te kuptojme nje realitet me ndryshe qe ne fakt e kishim edhe me pare para syve, por qe ose jemi sjelle me nje subkoshience te madhe ose nuk kemi dashur ta pranojme si te tille.

E djeshmja...

... ishte e hidhur ne shume drejtime, por padyshim qe kishte edhe anet mjaft te larmishme pozitive ku mbi te gjitha ekzistonte nje moral i larte njerezor. Realizimet e jetes ishin mjaft terheqese dhe njeriu ishte i detyruar te bente edhe sikur nuk kuptonte nga rrethanat e kohes dhe te sistemit qe kishte sjelle njeriu i kohes. Ashtu sikurse kishte edhe nga ata qe nuk mundeshin asnjehere te beheshin pre e ketij rrethimi mjaft te dukshem sic na e prezanton edhe poeti i shquar Martin Camaj ne romanin e tij te famshem "Rrathet" nje bote me vizione dhe mentalitete te percara. Mos valle nuk dihet e bukura e jetes dhe delikatesa e saj? Padyshim qe po. Le te kujtojme ketu filmin e njohur "14 vjec dhender" dhe situaten kritike te familjes ne momentin kur marrin vesh "shtatzenine e nuses" dhe padyshim situatat komike te sjella me aq mjeshteri nga aktoret e njohur te filmit. Te mendojme per nje moment si mund te interpretohet nje film i tille i realizuar ne ate sistem nga rinia e sotme dhe njerezit me botekuptime te tjera. Por ketu mesazhi eshte tjeter, dhe jo ai qe mund te keqkuptohet.

E sotmja...

... sjell nje realitet me te brishte megjithese pse mos ta pranojme se meqe jemi nje vend ne zhvillim dhe meqe kerkojme te jemi pjese e strukturave te larta euroatlantike eshte e nevojshme te perballemi me situata te tilla sic eshte edhe fenomeni "Pango". Kthetrat e jetes jane te pameshirshme ndaj njeriut i cili ne te shumten e rasteve fatkeqesisht qendron indiferent. Roli i mediave ne kete rast eshte i fuqishem ne transmetimin e situatave te tilla. Por a duhet te cuditemi nga te tilla raste? Njeriu i sotem duhet te jete shume here me i forte se ai i te kaluares pasi nese ne te kaluaren njeriu e ka patur te veshtire qofte edhe te ushqehet dhe te vishet e sotmja njeriut ia ve te dyja perpara, por kerkon prej tij te perpiqet dhe te mundohet t'i marre per vete, jo si te gatshme, por duke derdhur djersen e ballit, duke qendruar pse jo edhe nete pa gjume per te menduar rrugen e kapercimit te ketyre perpjekjeve. Nese ne te kaluaren prinderit tane na rriten me ato pak gjera qe kishin ne duar prinderit e te sotmes e kane te veshtire te percaktoje rrugen e edukimit te femijeve te tyre per shkak te shumellojshmerise se alternativave qe sillen para tyre. Por mos te harrojme se ajo qe eshte ushqyer dhe vazhdon te ushqehet eshte "etika dhe morali i larte" e cila dita-dites vjen e behet me konkrete dhe me e dukshme. E sotmja sjell para njeriut skena nga me te trishtuarat dhe te gjitha keto nuk jane tjeter vetem prova per te provuar se sa i afte eshte "kjo qenie" e sotme per te qendruar i forte dhe i palekundur ndaj ketyre realiteteve. Provokacionet e ndryshme nuk bejne tjeter vetem i thone njeriut qe te beje kujdes pasi lufta per pushtet eshte e pameshirshme dhe se njeriu i sotem duhet te jete me gjakftohte dhe me i pjekur per ta kuptuar jeten, jo ashtu sic ia ka enda ta kuptoje por ashtu sic duhet ne te vertete. A ishte valle nje realitet i frikshem as sa u shfaq edhe nepermjet mediave? Gjithsecili mund t'i pergjigjet nje pyetje te tille sipas horizontin dhe formimit te vet, por personalisht mund te pohoj se me shume se i frikshem ishte mjaft domethenes dhe rrenqethes njekohesisht pasi akoma nuk kemi arritur te kuptojme se mbi te gjitha jemi njerez te rritur dhe edukuar ne nje vend ku notat morale dhe normat kulturore jane nje baze e shendetshme me te cilat krenohemi dita dites. Mos te harrojme se jeta eshte thjeshte nje moment i shkurter filmik i cili nese pelqehet e ka jeten e gjate dhe nese jo mbetet perseri i shkurter dhe pa fjale. Askush nuk do te deshironte qe te hidhte ashtu aq lehte mundin dhe sakrificat e bera prej vitesh mbi te cilat ka ndertuar personalitetin e tij, por nuk duhet harruar se cdo gje krijohet dhe ndertohet mbi bazen e karakterit individual i cili nese eshte i qendrueshem ne te mire del fitues ne cdo lufte, por nese eshte i lekundshem atehere ne cdo moment te jetes rrezikon deri ne shkaterrim ndoshta edhe te plote sikurse rasti ne fjale. E sotmja na dhuroi edhe nje rast te tille me te cilin perseri e porositi njeriun te jete shume i kujdesshem ne aspiratat e tij ne kete jete. Shumekush interpreton ne menyren e tij por ajo qe na takon te gjitheve te mendojme eshte fakti se pse te zhvishemi nga morali i mirefillte dhe te veshim rrobat e nje hipokrizie e cila padyshim qe nuk e ka jeten e gjate!

Po e nesermja?

A duhet te presim me gjate per te kuptuar se c'vlere ka nje shoqeri me moral te larte? A duhet te presim me per te kuptuar se nuk eshte posti elementi qe na ben njerez ne kete jete, por puna jone dhe veprimtaria brenda te gjitha normave etike dhe kulturore? Demokracia me te vertete ka sjelle nje vizion te qarte: "Secili ka te drejte te ndertoje jeten e tij", por nje vizion i tille eshte i pranueshem per sa kohe qe njeriu eshte vetvetja pa u mbeshtetur ne krahet e tjetrit pasi vetem atehere e kupton se sa i fuqishem eshte ne kete jete. Mos harrojme se te gjitha keto ngjajne me nje film interesant dhe terheqes sikurse ato qe kemi pare deri tani dhe vazhdojme te shohim, te cilat ta pranojme nuk jane tjeter vetem nje pasqyrim mjaft fantastik i realiteteve te vendeve ne zhvillim, filma te cilat perhere percjellin mesazhe mjaft domethenes dhe jetike, por qe fatkeqesisht njeriu i nisur nga mentaliteti i dikurshem "film hesapi..." nuk i ka dhene rendesine e duhur duke i hedhur vazhdimisht pas kraheve megjithese koha perseri ia ka vendosur perpara dhe vazhdon te beje po te njejten pune dhe ne te shumten e rasteve ky njeri vazhdon te pohoje me te madhe: Film i bukur ky!


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›