E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskat i grabisin biznesmenit 200 mln lekë. I hynë me forcë në banesë

URA VAJGURORE-Terror me sy kanë parë familja e një biznesmeni dhe ai vetë kur disa grabitës hynë me forcë dhe i grabitën 200 milionë lekë.

Ngjarja u shënua rreth orës 05:30 të mengjesit të së shtunës, në banesën, pronë e shtetasit Edmond Piti.
Mësohet se biznesmeni ishte duke dalë nga shtëpia dhe duke shkuar në punë kur në ato momente përpara derës i janë shfaqur dy persona të armatosur dhe maskuar që e prisnin atë tek dera.

Menjëherë më pas autorët e grabitjes e kanë detyruar atë të futet në banesë, dhe nën e kërcënimin e armëve kanë mësuar prej tij edhe vendin ku ndodheshin paratë.
Më pas ata janë larguar, ndërkohë që ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tyre.

Në momentin e grabitjes në banesë ndodheshin të gjithë familjarët e biznesmenit, të cilët janë terrorizuar nga ngjarja.

Dy prindërit e moshuar të biznesmenit, mësohet se kanë përfunduar në spital si pasoje e tronditjes.
Biznesmeni Edmond Piti, kishte në pronësi një karburant në Uren Vajgurore si dhe dy biznese të tjera në Tiranë. Ndërkaq, policia po punon për identifikimin e autorëve. 

Vetëm në mbrëmje të së shtunës, policia vuri në pranga 2 persona të dyshuar si autorë të grabitjes së milionave të biznesmenit. Ne pranga jane vene shtetasit ,Valter Kabilo 21 vjeç,Edison Çobo 40 vjeç.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rrëshen, grabiten ulqinakët: Njoftuam policinë, por nuk erdhi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›