Urë Vajgurore, kapen 2 grabitësiti morën 20 mln lekë biznesmenit
BERAT – Policia e Beratit ka arrestuar 2 nga 4 grabitësit e maskuar të biznesmentit Edmond Piti nga Ura Vajgurore. Ata hynë me forcë në shtëpinë e tij herët në mëngjes dhe e detyruan t'u jepte 20 milionë lekë. Edmond Piti ishte pronar i një pike karburanti.
ORA 21:50 KAPEN 4 GRABITËSIT E MASKUAR TË BIZNESMENIT
Kapen katër autorët e vjedhjes së 20 milionë lekëve, biznesmenit të karburanteve. Ata janë Edison Çobo, 40 vjeç dhe Valter Kadillo, 21 vjeç. Arrestimi u krye nga policia e qarkut të Beratit. Policia bëri të ditur dhe identitetin e biznesmenit. Ai është Edmond Piti.
ORA 16:08 GRABITET ME DHUNE BIZNESMENI I KARBURANTEVE NE SHTEPINE TIJ
20 milionë lekë të reja janë grabitur mëngjesin e sotëm, rreth orës 4:45 në banesën e një biznesmeni me inicialet E.P. në Urën Vajgurore. Katër persona të maskuar kanë hyrë në banesën e tij dhe ia kanë marrë me dhunë.
Pasi u njoftua për këtë grabitje, grupi hetimor shkoi menjëhërë në vendngjarje dhe nisi veprimet e para proceduariale. Policia ka shoqëruar disa persona dhe vazhdon hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Personi që u grabit ishte pronar i një karburanti dhe paratë i mbante në banesë për arsye biznesi.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)