Vrasjet, reagon Avokati i Popullit: Shteti të ndërhyjë!
TIRANË-Avokati i Popullit ka reaguar sot mbi vrasjen e sotme të një gruaje nga ish-bashkëshorti dhe një vrasje në Shkodër për gjakmarrje. Në një njoftim për shtyp, Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve shtetërore që të ngrihen në lartësinë e detyrës me qëllim, dhënien fund të fenomeneve që po tronditin vendin.
“Me dhimbje dhe indinjate ka mësuar ngjarjet e dy ditëve të fundit, ku humbën jetën dy qytetarë. Njëri për shkak të gjakmarrjes dhe një grua e vrarë nga ish-burri. Edhe pse këto fenomene janë denoncuar prej kohësh nga Avokati i Popullit, ato vazhdojnë të marrin jetë njerëzish.
Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje institucioneve shtetërore të ngrihen në lartësine e detyrës dhe shpresave që qytetarët kanë në ta, për t’i dhënë fund përgjithmonë këtyre fenomeneve që trondisin opinionin publik dhe dëmtojnë jetën e qytetarëve”, shkruan Avokati i Popullit gjatë një njoftimi për shtyp.
(d.b/BalkanWeb)