E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani, hapet procesi për të dënuar persekutorët e të burgosurve politikë

13-07-2013 / Gazeta 55

Hapi i parë në procesin për t’i nxjerrë torturuesit në gjyq

Pas shumë dekadash mohimi, në Rumani po dalin në dritë hollësi rrëqethëse për torturat ndaj të burgosurve politikë në gulaget e kohës së komunizmit. Ky është vetëm hapi i parë në procesin për t’i nxjerrë torturuesit në gjyq dhe procesi mund të mos jetë i lehtë.
Emrat e 35 rojeve, tani në të tetëdhjetat ose nëntëdhjetat, do tu jepen së shpejti autoriteteve për të filluar ndjekjen e tyre ligjore.
Dy ish-të burgosur politikë përshkruajnë ato që kanë hequr në gulagun e Zhilavës. Njëri prej tyre, Emilian Mihailescu, arkitekt, thotë se tmerret që ka parë në gulag ia bëjnë të vështirë që t’i falë ata që e torturuan.
Edhe shoku i tij i burgut, Ion Baurceanu, tregon se si e rrihnin me shkop.
Njëri prej rojeve quhet Ion Ficior dhe emri i tij do të shpallet publikisht këtë muaj. Të burgosurit i kishin vënë atij nofkën “Shtaza njerëzore”. Ish-i burgosuri Ianos Mokar thotë se ky roje i rrihte ata çdo ditë me shkop prej druri dhe i terrorizonte duke kërcyer mbi ta me kalë.
Nga 617,000 të burgosurit politikë që kishte Rumania, 120,000 vdiqën nëpër kampe. Mes tyre kishte politikanë, klerikë, shkrimtarë, diplomatë dhe madje fëmijë.
Shumica e atyre që dolën gjallë nga burgjet tani nuk jetojnë më. Kanë mbetur gjithsej vetëm 2800 njerëz, të cilët shikojnë një shkëndijë shprese për drejtësi tani që Instituti për Hetimin e Krimeve të Komunizmit po fillon hetimin ndaj 35 ish-rojeve si dhe të krimeve të tjera të komunizmit. Drejtori i Institutit, Andrei Muraru, thotë se kurrë nuk është vonë për të vënë në vend drejtësinë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›