E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit, apelon:Bëni detyrën kundër vrasjeve!

TIRANË - Avokati i Popullit me dhimbje dhe indinjatë ka mësuar ngjarjet e dy ditëve të fundit, ku humbën jetën dy qytetarë. Njëri për shkak të gjakmarrjes dhe një grua e vrarë nga ish-burri.

"Edhe pse këto dukuri janë denoncuar prej kohesh nga Avokati i Popullit, ato vazhdojnë të marrin jetë njerëzish", thuhet në deklaratë.

Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje institucioneve shtetërore të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe shpresave, që qytetarët kanë në ta, për t’i dhënë fund përgjithmonë këtyre dukurive, që trondisin opinionin publik dhe dëmtojnë jetën e qytetarëve.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›