Maskat sulmojne ciftin ne banese

Vlore- Dy persona te maskuar dhe te armatosur terrorizojne ciftin e bashkeshorteve, gjate tentatives per t'i grabitur. Perleshja fizike ne banese ka shmangur realizimin e qellimit te autoreve, ndersa nje prej te dyshuarve mori dhe plage ne koke. Policia e Vlores ndaloi Gentian Luzajn 35-vjec dhe Dritan Macaj 26-vjec, i denuar me pare, si te dyshuar per krimin. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 23:00 te mbremjes se hene, ne fshatin Narte, ne banesen e Thanas P. Policia sekuestroi makinen, armen e gjahut, mjete te forta dhe dy kapuca.
Ngjarja
Dy te dyshuarit kane udhetuar me mjetin e tyre tip "Rover" ngjyre blu ne drejtim te zones se Nartes. Mendohet se me pare ata kishin planifikuar banesen qe do te sulmonin. Duke u afruar mesnata, Gentian Luzaj dhe Dritan Macaj kane hyre ne banesen e Thanas P., i cili ndodhej ne gjume se bashku me bashkeshorten Q. P. Para se te kryenin sulmin, autoret kane vendosur kapuca te zinj ne koke, kurse Luzaj mbante edhe armen e gjahut. Ndersa kane hyre ne dhomen e gjumit, autoret nen kercenimin e armes u kane kerkuar bashkeshorteve parate. Por sapo kane vene re dy maskat, bashkeshortet i kane sulmuar, duke mos iu bindur kercenimit. Burime te policise thane se, ne deshmine e tyre pronaret e baneses kane deklaruar se jane perleshur me autoret dhe kane demtuar ne koke Gentian Luzajn. Pasi kane hasur ne rezistence te ciftit, dy grabitesit jane larguar duke dale ne rrugen kryesore te fshatit Narte, duke hipur ne automjetin e parkuar perpara baneses.
Arrestimi
Me mjetin e tip "Rover", me targa VL 1906 A, dy te dyshuarit jane larguar nga vendngjarja. Bashkeshortet i kane telefonuar menjehere Policise se Vlores qe mberriti brenda disa minutash ne Narte, duke marre deshmite dhe ndjekur te dyshuarit. Pas 30 minutash, ne afersi te plazhit te vjeter, prane portit, eshte gjetur automjeti me te cilin kishin levizur grabitesit. Pas kontrollit jane gjetur dhe sekuestruar me cilesine e proves materiale nje arme gjahu e tipit teke, e markes "Baikal", me nr. 149927 e kalibrit 12 mm, dy corape maska, me ngjyre te zeze, nje thike, e tre fisheke. Pak minuta me pas policia tha se beri dhe arrestimin e dy te dyshuarve Luzaj e Macaj. Fillimisht te ndaluarit nuk kane pranuar akuzat, por policia tha se jane gjetur gjurme dhe disponohen deshmite e te demtuarve.
Nje nga te dyshuarit, i denuar me pare
Policia e Vlores, i kaloi diten e djeshme dosjen prokurorise, ne ngarkim te dy te dyshuarve Gentian Luzaj e Dritan Macaj. Ndaj tyre jane ngritur akuzat per veprat penale te "vjedhjes me dhune ne bashkepunim" dhe "armembajtje pa leje". Burime zyrtare te policise thane se Dritan Macaj eshte banues ne lagjen "Isa Boletini", i denuar edhe me pare per "armembajtje pa leje" dhe Gentian Luzaj, banues ne lagjen "10 Korriku" te qytetit, i padenuar me pare.