"S'ka ngrire projekti i jugut"

Ministri i Transportit, Sokol Olldashi deklaroi dje se financimet e Bankes Boterore nuk jane pezulluar per projektin e Jugut, por ky projekt vazhdon. Ne nje konference per shtyp, ministri Olldashi deklaroi se, jane mediat prane kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama ato qe kane deformuar te verteten ne lidhje me pezullimin e financimeve te Bankes Boterore, per kete projekt te rendesishem. "Nuk kemi 'ngrirje' te projektit, por ngrirje te financimeve, projekti vazhdon edhe sot", deklaroi ministri i Transporteve, Olldashi. Sipas tij, fjalen e fundit ne lidhje me hapat qe do te ndiqen nga BB per projektin e Jugut, do ta kete bordi i drejtoreve ekzekutiv, i cili do ta shqyrtoje kete ceshtje ne muajin shkurt. Raportin e pasqyruar ne media ne lidhje me kete raport, Olldashi e konsideroi si tendencioz duke theksuar se, ky raport do te shqyrtohet per te arritur nje perfundim te plote ne lidhje me situaten. Sipas ministrit, ne themel te gjithe sulmit ndaj projektit te Jugut qendron "prishja e synimeve te grupeve mafioze, prane kryetarit te bashkise se Tiranes, njekohesisht kryetarit te PS-se, Edi Rama per te uzurpuar toka ne Jon. "Fatkeqesisht, nje nder trillimet e raportit te kesaj zyre brenda Bankes, eshte paraqitja e njollave klienteliste ndertimore, te ndertuesve dhe botuesve te aferm me zotin Rama, si Plani i Jugut", tha Olldashi. Po keshtu ministri i Transporteve foli edhe per shtepite e prishura ne zone e bregut, duke theksuar se ai ishte nje vendim i justifikuar i Policise Ndertimore. Sipas Olldashit, asnje nga shtepite e prishura nuk ishin me leje dhe nga ana tjeter, ato ishin te ndertuara jashte cdo plani urbanistik. Njeheresh ai hodhi poshte edhe pretendimet e medieve se, ne Jale ishin prishur shtepi qindra vjecare, duke deklaruar se ato ishin ndertime te reja, madje disa prej tyre me betonin ende te pathare. Ministri i Transporteve tha se jane te pabaza edhe akuzat e medieve te aferta me kryetarin e PS-se, Edi Rama per perfshirjen e dhendrit te kryeministrit Berisha, ne kete projekt. "Problemet e brendshme te Bankes, s'kane pse shiten per probleme te shkaktuara nga pala shqiptare. Zyra qe quhet Paneli Inspektimit i BB kundershton Menaxhmentin e Bankes. Ne raportin e saj, kjo zyre ka paraqitur edhe spekulime apo informacione te rreme, te huazuara nga mediat e kontrolluara nga PS dhe ndertuesit qe u merziten nga rrezimi i planit klientelist te PS", akuzoi Olldashi.
Ministri Olldashi duke cituar te dhenat e Inspektoratit te Ndertimit theksoi se, ne 2006-en ka pasur 110 prishje te ndertimeve te paligjshme ne zonen Llogara-Butrint, dhe 97 prishje te ketyre ndertimeve, ne vitin 2007.
Berisha: Raporti i BB, ka trillime
"E verteta eshte se ky eshte nje raport i mbushur me trillime, te cilat vijne si rezultat i nje rivaliteti midis grupeve te ndryshme te Bankes Boterore. E verteta eshte qe ato cfare raporti, apo njollat qe raporti ia atribuon kesaj qeverie, jane pikerisht njollat qe zbardhi kjo qeveri dhe qe i kishte nxire qeveria e meparshme". Kjo ka qene pergjigja e kryeministrit Berisha dy dite me pare, ne lidhje me akuzat e panelit te Bankes Boterore per Projektin e Jugut. "Mund t'ju them se si Edi Rama, bashke me nje prej atyre, te cileve u kontrollon televizionin nga mengjesi deri ne darke dhe nga darka ne mengjes, kishte percaktuar nje njolle per ndertimin e nje fshati, por qe nuk eshte me. Kete beme ne dhe ata, te cilet botuan nje raport te pa miratuar nga Bordi. Sepse duhet ta dini se ai eshte nje raport i pa miratuar nga Bordi dhe nuk eshte paraqitur ne te. Ata jane ne panik te madh, sepse kane mashtruar, trilluar dhe jane kapur "me presh ne dore" me mashtrimet dhe trillimet e tyre", ka qene akuza e forte e Berishes ne drejtim te rivalit te tij politik.