Basha: Ne prill, Shqiperia ne NATO

Ministri i Jashtem i Shqiperise, Lulezim Basha, ne nje interviste per televizionin "Klan" tregon ecurine e negocimit me vendet e mbetura per nenshkrimin e Protokollit te anetaresimit ne NATO. Gjithsej jane 8 anetare te Aleances se Atlantikut te Veriut qe mbeten ende, per t'i shkuar deri ne fund procesit. Qe prej nenshkrimit te Protokollit per anetaresim, vendet anetare te NATO-s kane reaguar me nje shpejtesi domethenese ne ratifikimin e Protokollove per Shqiperine dhe Kroacine, nje moment qe duket se ka si baze vleresimin e shprehur per reformat e ndermarra qe garantojne anetaresimin e plote ne Samitin e prillit 2009. Per qeverine shqiptare nuk duket te jete problem as ratifikimi i Protokollit prej Parlamentit slloven. Shtyrja e ratifikimit te Protokollove per Anetaresim te Shqiperise dhe Kroacise, kane ardhur nga perplasjet mazhorance-opozite, qe lidhen me mosmiratimin e buxhetit faktik. Basha tha se brenda javes do kete takime me homologet e tij sllovene dhe greke per ratifikimin, dhe shpresat jane te plota.
Zoti Basha, si po ecen negocimi me 8 vendet anetare te Aleances se Atlantikut te Veriut qe mbeten per t'i dhene fund procesit te ratifikimit per hyrjen e Shqiperise ne NATO?
Sot, ratifikimi nga Belgjika, ka marre forcen ligjore, pasi eshte firmosur nga mbreti belg dhe eshte depozituar po sot, ne te njejten dite ne Uashington, ne te njejten kohe sot nje numer parlamentesh te ketyre tete vendeve, kane aktivitete qe kane te bejne me ratifikimin. Keshtu per shembull, Senati francez, dhoma e dyte e Frances, sot shqyrton ne komisionin e jashtem, Protokollin dhe pritet qe neser ta shqyrtoje ne Senat. Ne presim qe shqyrtimi te perfundoje me ratifikim.
Ka indikacione qe shtetet e mbetura do te ratifikojne marreveshjen per Shqiperine?
Kemi indikacione qe Senati holandez i cili ka shqyrtuar procesin do te eci javen qe vjen, po keshtu me ratifikim. Nderkohe qe po sot, komisioni i puneve te jashtme ne Parlamentin e Luksemburgut, e ka marre ne shqyrtim dhe pritet qe javen tjeter ta perfundoje. Ne daten 6 do te jete nje takim ne Lisbone me homologun tim, ku besoj se do te kemi informacionin me te fundit, per sa i perket perfundimit te ratifikimit nga Portugalia, qe po keshtu pritet pa probleme dhe ne nje kohe te shkurter.
Po me Sllovenine, keni pasur kontakte per ecjen e ketij procesi dhe Islanden, e cila sapo ka krijuar qeverine e re?
Do te takohem me date 7 shkurt, me ministrin e Jashtem slloven, jemi ne kontakt qe ne oret e para te betimit te qeverise se re islandeze, me ministrin e Jashtem atje dhe une shpresoj qe brenda nje kohe jo fort te gjate, te kem nje kontakt te drejtperdrejt me ministrin e Jashtem islandez.
Po nga vendi yne fqinje, Greqia, ka nje garanci per ratifikimin e Protokollit ne nje kohe te shkurter?
Me date 9 shkurt pres ne Tirane, Dora Bakojanis, ministren e Jashtme te Greqise, e cila po keshtu, gjate bisedes se fundit telefonike qe kam pasur me te, ka garantuar se procesi i ratifikimit te Protokollove nga ana e Greqise, do te ece pa probleme brenda nje kohe shume te shkurter dhe bazuar mbi 8 vendet e ratifikimit qe tashme priten te ndodhin, mbetem optimist se procesi do te perfundoje, ne menyre qe Shqiperia dhe Kroacia ne Strasburg te shkojne si anetare te plota.
Mund te perbeje nje rrezik per Shqiperine debati qeveri-opozite ne Slloveni per ratifikimin e Protokollit?
Parlamenti ka perfunduar diskutimet per sa i perket Shqiperise. Diskutime te cilat kane qene jashtezakonisht pozitive, per vleresimet me te larta per Shqiperine, jo vetem per politiken e saj rajonale dhe te sigurise, per reformat e bera, por edhe per marredheniet bilaterale midis Lubjanes dhe Tiranes. Por mund te them se te gjitha kanalet na kane siguruar se, shqyrtimi do te vazhdoje dhe pritet te konkludohet me sukses te plote.