E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskerano e Karrager: Të qëndrojmë në krye

Havier Maskerano e Xhemi Karrager kërkojnë që Liverpuli ta mbyllë vitin 2008 në krye të kampionatit. Sot, skuadra e Benitez pret në fushën e saj Boltonin dhe lojtarët kërkojnë vetëm tri pikët. "E dimë që duhet të përmirësojmë rezultatet në shtëpi. Nëse kundërshtarët bëjnë hapa falsë do të jetë më mirë për ne, por fillimisht duhet të bëjmë detyrën", tha Maskerano. Ndërsa Karrager shtoi: "Ka kaluar shumë kohë që prej titullit të fundit të Liverpulit. Duhet të fitojmë për të mbajtur kreun".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›