Massa le spitalin, do te pushoje ne shtepi

Felipe Massa ka dale nga spitali “Albert Einstein” ne San Paolo, ku ishte shtruar dje menjehere pas rikthimit ne Brazil nga Hungaria.
Lajmin e ka bere te ditur per shtypin mjeku personal i pilotit te Ferrarit, Dino Altman.
“Felipe ka nevoje te pushoje ne shtepine e tij”, ka deklaruar mjeku, i cili lidhur me kthimin e mundshem te Massa ne gara eshte shprehur se, “eshte heret te flitet”.
“Kjo do te varet nga rezultatet e ekzaminimeve klinike. I kerkoj shtypit qe te mos rrije si roje perpara shtepise se tij”, ka shtuar Altman.