E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi hyn ne fuqi, KQZ shkrihet zyrtarisht

Kodi zgjedhor hyn ne fuqi dhe dje zyrtarisht te nente anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve iu nderpre ne mes mandati. Me ne fund, vendi ka nje ligj zgjedhor, ne baze te se cilit, do te realizohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por organizimi i procesit nuk do te behet nga anetaret aktual te KQZ-se, qe drejtohen nga kryetari Clirim Gjata. Nje prej anetareve te komisionit te larte zgjedhor, Dod Prenga, tha per gazeten, se mandati i tyre perfundoi dje, duke qene se ligji i zgjedhjeve hyri ne fuqi. Sipas tij, tashme anetaret do te qendrojne, derisa partite politike, te zgjedhin perberjen e re te KQZ-se. Procedurat kerkojne qe forcat politike, kryesisht ato te medha te mos vonohen shume ne zgjedhjen e shtate emrave, qe do te merren me organizimin e zgjedhjeve parlamentare te qershorit. 30 dite kohe, kane ne dispozicion partite politike per te miratuar ne Kuvend, anetaret e rinj te KQZ-se. Nderkohe qe anetareve aktual, qe dje iu nderpre ne mes mandati, do t'u vijoje paga per aq muaj sa me vendim te Kuvendit, iu hoq e drejta e vijimit te punes. Hyrja ne fuqi e Kodit Zgjedhor, nga ana tjeter i jep Presidentit Bamir Topi, vetem shtate dite kohe ne dispozicion, per te dekretuar daten e zgjedhjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›