Pronaret: Rama-Berisha, shpresa jone
Rozeta Rapushi
Pronaret e ligjshem te tokes shohin si shprese te vetme per marrjen e tokave te tyre, konsensusin politik mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te PS-se, Edi Rama per reformen ne pronesi. Kryetari i shoqates "Pronesim me Drejtesi", Rrapo Danushi, tha dje, se kthimi i prones tek i zoti eshte sfida me e madhe e kryeministrit dhe tere deputeteve, qe pronareve t'iu kthehet fizikisht, prona e tyre e poseduar padrejtesisht nga shteti i diktatures, duke respektuar titujt e mirefillte te pronesise. "Platforma e deritanishme eshte deshtim dhe falimentin i llogaritur. Situata kerkon seriozitet nga qeveria dhe Kuvendi dhe mund te zgjidhet me amendimin e ligjit 9235, ku te specifikohet se kthimi dhe kompensimi i prones, te jene detyrim i shtetit", u shpreh Danushi. Ne kete kuader, ai paraqiti nje projekt te plote me 12 pika, se si mund te realizohet si duhet dhe pa zvarritje procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave, sipas pronareve. Gazeta boton te plote, sugjerimet e pronareve, te cilet kerkojne qe ceshtja e prones te zgjidhet ne perputhje me kerkesat e Keshillit te Evropes dhe Kushtetutes se vendit. Sipas pronareve, procesi duhet te ndahet ne dy faza, te realizohet me pare kthimi i pronave, aty ku mundet dhe me pas te filloje kompensimi. "Qeveria me instrumentet e saj, duhet te ndaje dhe dalloje se cilat jane pronat, ku shteti gezon ligjerisht titujt e mirefillte te pronesise dhe cilat jane pronat, qe shteti i diktatures iu grabiti pronareve te ligjshem dhe qe duhet t'u kthehen fizikisht te zoteve", sugjerojne pronaret. Sipas tyre, nga viti 1991 prona eshte grabitur ligjerisht, nuk eshte prone e shtetit dhe ky i fundit nuk ka titull pronesie mbi keto prona. Nga ana tjeter, pronaret sugjerojne se ne pronat qe duhen kompensuar, qeveria duhet te percaktoje vetem ato prona qe jane tjetersuar, per ndertime banimi para vitit 1991 ose edhe sot vazhdojne te shfrytezohen per nevoja publike ne baze te ligjit, por jo pronat e perfituara padrejtesisht pas vitit 1991, nga politikanet dhe klanet e tyre. Pronaret akuzojne se ende nuk behet fjale per kompensim, ashtu sic pretendon shteti dhe ndaj, procesi i kompensimit duhet te nise pasi te kete perfunduar kthimi i pronave. "Kompensimi keshtu sic ka filluar, eshte nje farse, qe nuk mund te mashtroje askend dhe sa me gjate te vazhdoje kjo genjeshter, shtohet edhe nje fature financiare per te gjithe popullin dhe per shume breza", shprehet Danushi. Sipas tij, pronaret nuk jane kunder kompensimit ose legalizimit por kompensimi aktual, eshte ne kundershtim me parimet kushtetuese, nga ana tjeter kompensimi vetem per 200 m2 dhe me cmimet qesharake dhe atehere kur pronarit t'i te vije radha, jane mashtrim per Bashkimin Evropian dhe akte qe perbejne tallje me te drejten e ligjshme te popullit.
Sugjerimet e shoqates, per zgjidhjen e drejte te problemit te prones
1. Zgjidhja e problemit te prones dhe reforma e prones ne perputhje me kerkesat e Keshillit te Evropes dhe me detyrimet kushtetuese, duke respektuar titujt e pronesise te pranohet me ligj, si detyrimi i shtetit.
2. Ky proces, te ndahet ne dy faza te vecanta. Kthimi, dhe pas perfundimit te kthimit te filloje kompensimi.
3. Qeveria me instrumentet e saj, duhet te ndaje dhe dalloje se cilat jane pronat, ku shteti gezon ligjerisht titujt e mirefillte te pronesise dhe cilat jane pronat, qe shteti i diktatures iu grabiti pronareve te ligjshem dhe qe duhet t'u kthehen fizikisht te zoteve. Pas vitit 1991, prona e grabitur ligjerisht nuk eshte prone e shtetit. Shteti nuk ka titull pronesie mbi keto prona, dhe te shpronesuarit asnjehere edhe ne kohen e diktatures, nuk i kane humbur titujt e pronesise. Pra shteti demokratik i pas vitit 1991, nuk ka pune me pronat tona, por ka detyrim kushtetues, t'i ktheje sa me pare pasurite e grabitura padrejtesisht tek pronaret e ligjshem, perndryshe ecet drejt shitblerjes dhe tjetersimit te Shqiperise, sipas interesave klanore dhe krijimit te nje sistemi ekonomiko shoqeror hibrid dhe te pa qendrueshem, nga cdo pikepamje.
4. Ne pronat qe duhen kompensuar, qeveria duhet te percaktoje vetem ato prona qe jane tjetersuar per ndertime banimi, para vitit 1991 ose edhe sot vazhdojne te shfrytezohen per nevoja publike ne baze te ligjit, por jo pronat e perfituara padrejtesisht pas vitit 1991 nga politikanet dhe klanet e tyre.
5. Qeverise t'i percaktohet nje afat kohor, per kthimin fizik sipas dokumenteve para vitit 1945. Kthimi t'i behet trungut familjar te trashegimlenesit, pronar i ligjshem (kthim fizik pavaresisht nga zeri kadastral dhe jo kthim te pjesshem vetem trashegimtarit qe jeton ne fshat, se kjo ka futur konfliktin deri brenda familjes). Faza e kthimit me ndihmen e shoqates tone, te shoqates AK Bregdeti dhe te komunitetit te pronareve te cdo fshati, nese do te kete vullnet politik, mund te realizohet brenda pak javeve, duke mbyllur kete burim kryesor te korrupsionit pushtetar dhe burim te konflikteve midis pronareve te ligjshem dhe pronareve fallco e te perkohshem, qe ka krijuar politika e pas vitit 1991. Ne kerkojme qe pronaret te ndikojne me vote, tek ato forca politike qe fushaten per kthimin e prones do ta fillojne pak para fushates elektorale, sepse rezultati do te jete edhe nje ligj ose amendim tjeter per te fituar votat, ashtu sic eshte bere per 18 vjet.
6. Te shpallen te pavlefshme te gjitha aktet me te cilat drejtuesit e institucioneve shteterore, pas vitit 1991, e kane transferuar pronen e subjekteve te shpronesuar ne persona te trete.
7. Pronareve te ligjshem t'u kthehet plotesisht prona dhe e drejta e parablerjes se objekteve, te ngritura mbi tokat e tyre dhe te privatizuar nga pushtetaret sipas interesave klanore.
8. C'demtim ose sipas rastit vleresim dhe detyrim financiar, personave te trete, qe keto vjet i kane perfituar padrejtesisht dhe po i shfrytezojne pronat e pronareve te ligjshem.
9. Pas perfundimit te kthimit te filloje faza e kompensimit.
10. Kompensimi te behet me prona te mirefillta te shtetit, qe perbejne mbi 52% te prones .
11. Hartat e tokave te lira dhe hartat e cmimeve, fondi per kompensim etj, jane te nevojshme vetem per fazen e kompensimit dhe mund te behen vetem pas perfundimit te kthimit.
12. Kompensimi, te parashikohet vetem per pronat qe vazhdojne te shfrytezohen per nevoja publike, si dhe ato prona qe nga viti 1944 deri 1991, jane tjetersuar per godina banimi. Keto nuk perbejne asnje problem sepse jane pak. Shteti eshte pronar i ligjshem per 52% te pronave dhe nese kjo pasuri do te clirohet nga grabitja, e organizuar nga politikanet, qeverise aktuale i del dhe i tepron te kompensoje shume here me teper, nga sa jane nevojat reale per kompensim, pa krijuar deficite financiare per te cilat i gjithe buxheti i shtetit, nuk mjafton per disa qindra breza.
Kjo eshte e vetmja alternative qe mundeson anetaresimin ne NATO dhe ploteson nje nga parakushtet qe ka vendosur Keshilli i Evropes per qeverine Shqiptare dhe shmang jo vete krizen financiare, por dhe ate sociale qe i kanoset vendit nga kjo politike e verber anti-pronare.
Shpresojme se kjo kerkese do te degjohet nga politikanet shqiptare por dhe nga ambasadoret e vendeve anetare te NATO-s, te BE, FMN, Bankes Boterore, dhe USAID ne menyre qe mbeshtetja e tyre per politiken shqiptare, te kushtezohet dhe te jete ne dobi te demokracise dhe te shtetit ligjor.
Ish-pronaret: Shume produktiv takimi i zhvilluar me Presidentin Topi
"Ndeshkim me vote ndaj politikaneve anti-prone"
Pronaret e mbledhur rreth shoqates "Pronesim me Drejtesi", vleresuan si shume produktiv takimin e zhvilluar dy dite me pare me Presidentin Bamir Topi. Nderkohe qe bene thirrje, qe asnje pronar te mos jape votat ne zgjedhjet parlamentare te ketij viti, ndaj atyre politikaneve qe nuk kane qellim t'i japin zgjidhje ketij problemi te tej zgjatur. Sipas tyre, kreu i shtetit iu degjoi te gjitha ankesat dhe u dha te drejte ne shqetesimet e vazhdueshme, per grabitjen e pronave dhe abuzimet nder vite. "Presidenti i Republikes, i pranoi si te drejta ankesat tona, e quajti te pa pranueshme faktin se kane kaluar 18 vjet dhe ceshtja e prones, mbahet e pa zgjidhur. Presidenti sqaroi se miratimi i nje ligji te ri, qe te ktheje pronat ne perputhje me detyrimet kushtetuese dhe kerkesat e BE, i perket forcave politike qe perfaqesohen ne Parlament por u angazhua se do te mbeshtese institucionet kushtetuese, qe te zbatojne detyrimin per pronat, qe vjen nga Kushtetuta", u shpreh Danushi. Ai u kerkoi ne keto kushte te gjithe pronareve ne te gjithe vendin, qe te ndeshkojne me voten dhe me fjalen e tyre te lire, te gjithe ata politikane qe do ta vonojne me tej ose do ta kundershtojne kthimin fizik te prones tek i zoti, duke servirur demagogjine e kompensimit.