E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryemadhi: Rama duhet te reflektoje ndaj qendrimeve dhe propozimeve tona

Levizja Socialiste per Integrimi i ka bere thirrje dje kryetarit te bashkise, Edi Rama, te reflektoje ndaj qendrimeve dhe propozimeve te kesaj partie, me qellim qe buxheti i bashkise se Tiranes te jete buxheti i qytetareve, gjitheperfshires dhe transparent. Anetarja e grupit te keshilltareve te LSI -se ne bashkine e Tiranes, Monika Kryemadhi, dje ne nje konference per shtyp, sqaroi pse kjo parti kundershtoi projektbuxhetin e bashkise se Tiranes. "Kemi kerkuar nje shpjegim te detajuar, te realizimit te buxhetit te vitit 2008, c'ka nuk eshte reflektuar ne mbledhjen e djeshme. Pa pasur nje panorame te qarte dhe te plote te menyres se shpenzimit te parave publike nga bashkia e Tiranes, per vitin 2008, nuk mund te diskutojme per prioritetet e vitit 2009", sqaroi Kryemadhi. Sipas saj, ne mbledhjet e Komisioneve te Keshillit Bashkiak, kane kerkuar nje transparence me te madhe te menyres se hartimit te projektbuxhetit 2009, procesin e marrjes se mendimeve nga drejtuesit e Njesive Bashkiake, te cilet kane shprehur rezerva dhe kontestime te shumta mbi kete projektbuxhet, c'ka nuk eshte bere as ne mbledhjen e djeshme. "Kemi kerkuar qe kryetari i bashkise, te ushtroje pergjegjesite e tij ligjore per voten qe i kane dhene qytetaret, duke hequr dore nga arroganca dhe duke marre pjese ne mbledhjen e Keshillit dhe duke iu pergjigjur shqetesimeve", beri te ditur keshilltarja socialiste ne bashkine e Tiranes. D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›