PD: Rrezimi i projektbuxhetit, spektakolar
Keshilltaret e Partise Demokratike ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, e kane cilesuar nje votim spektakolar, rrezimin e buxhetit te paraqitur nga zoti Rama, ose me mire, sipas tyre, te pergatitur dhe destinuar nga nje biznesmen. "Aq e qarte ishte kjo ne ate dokument, sa pas ore e ore diskutimesh ne mbledhjen e meparshme, ku u evidentuan semundjet, shkeljet, abuzimet, klientelizmi i ketij buxheti nga Rama dhe administrata e tij mediokre, por edhe pa asnje vullnet per te gjetur konsensusin, saqe asnje perpjekje nuk ishte bere, per te permiresuar defektet e jashtezakonshme te dokumentit", sqaruan ne deklaraten e perbashket keshilltaret demokrat. Sipas tyre, buxheti i kryetarit te kesaj bashkie, nga shpjegimi i te cilit iku me turp, dhe me po aq turp iken edhe keshilltaret e tij radhen e pare, duke bere te pamundur votimin, eshte nje buxhet ne shkelje te ligjit, eshte nje buxhet i falangave te Tiranes, eshte nje buxhet i projekteve qe paguhen dy here, eshte nje buxhet i vetmise se madhe, eshte nje buxhet jo transparent ne shkelje flagrante te ligjit. "Edi Rama apo Koco Kokedhima jane larguar nga qytetaret, jane kunder interesave te ligjshme dhe te shumta te kryeqytetasve", akuzuan perfaqesuesit e Partise Demokratike ne bashkine e Tiranes. Per kete parti, cilido qytetar i Tiranes do ta rrezonte ate buxhet qe le pa ndertuar Njesite Bashkiake, qe e ka katandisur sheshin "Skenderbej" ne gjendje te mjerueshme, qe mban ne dispozicion te tij 1/10 e buxhetit te padestinuar, perbuz dhe nuk merr parasysh kerkesat e ligjshme te kryetareve te Njesive Bashkiake te Tiranes, te keshillave te ketyre Njesive, te komuniteteve te tyre.
D.D
D.D