E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masterat, programet dhe tarifat e miratuara për Universitetin e Tiranës

Studimet pasuniversitare
 

 
Në përfundim të studimeve, studentët paisen me diplomë të nivelit të dytë sipas degës ku ata kanë kryer studimet
 
Marsel LELA
 
TIRANë – Janë miratuar kuotat e programeve pasuniversitare për studentët e Universitetit të Tiranës. është vendosur përkatësisht hapja e e programeve të reja të ciklit të dytë, si dhe tarifat e studimit për disa nga fakultetet e Universitetit të Tiranës.
Përkatësisht, është vendosur hapja në fakultetin e Infermierisë, të Universitetit të Tiranës, të programeve të studimit të ciklit të dytë në kët programe: Infermieri, Teknik laboratori, Fizioterapi, Teknik imazherie dhe Mami.
Në përfundim të këtyre studimeve, studentët paisen me diplomë të nivelit të dytë sipas degës në të cilën ata kanë kryer studimet.
Për sa i përket pikëve që i nevojiten një studenti për të kryer studimet në programet e ciklit të dytë, ato realizohen me 120 kredite me një kohëzgjatje normale prej dy vitesh akademike.
Gjithashtu, janë miratuar edhe kuotat përkatëse për secilin fakultet dhe program studimi, si dhe tarifat e studimit për këto programe.
Kuotat e pranimit në këto programe studimi me kohë të plotë do të jenë: 100 kuota për fakultetin e Infermierisë, 25 kuota për degën Teknik Laboratori, 25 kuota për degën Fizioterapi, 25 kuota për degën Teknik Imazherie dhe 25 kuota për degën Mami.
Kuota e pranimit në këto programe studimi, për ata studentë që i ndjekin këto programe si programe të dyta studimi do të jetë: 10 kuota për degën Infermieri, 3 kuota për degën eknik Laboratori dhe 3 kuota për degën Fizioterazpi.
Tarifa vjetore e shkollimit për studentët që do të regjistrohen në këto programe studimi, për këtë vit akademik, do të jetë: 100 mijë lekë për degën Infermieri, 100 mjë lekë për degën Teknik Laboratori, 100 mijë lekë për degën Fizioterapi, 100 mijë lekë për degën Teknik Imazherie, si dhe 100 mijë lekë për degën Mami.
Tarifa vjetore e shkollimit për studentët që i ndjekin këto programe si programe të dyta studimi, të ciklit të dytë, për këtë vit akademik, do të jetë: 200 lekë për degë Infermieri, 200 mijë lekë për degën Teknik Laboratori, 200 mijë lekë Fizioterapi, 200 mijë lekë për degën Teknik Imazherie dhe 200 mijë lekë për degën Mami.
Studentët që do të nisin studimet në këto programe studimi të ciklit të dytë, do t’i nënshtrohen vetëm një tarife vjetore shkollimi. Ndërsa efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga buxheti I miratuar për Universitetin e Tiranës.
 
 
Kuotat e programeve të ciklit të dytë
 
1.Infermieri
2.Teknik laboratori
3.Fizioterapi
4.Teknik imazherie
5.Mami
 
Kuotat e pranimit
 
1.Infermieri - 100
2.Teknik laboratori - 25
3.Fizioterapi - 25
4.Teknik imazherie - 25
5.Mami - 25                                 
 
Kuotat për studentët që i ndjekin këto programe si programe të dyta studimi
 
1.Infermieri - 10
2.Teknik laboratori - 3
3.Fizioterapi - 3
 
Tarifat e studimit
 
1.Infermieri - 100 000 lekë
2.Teknik laboratori - 100 000 lekë
3.Fizioterapi - 100 000 lekë
4.Teknik imazherie - 100 000 lekë  
5.Mami - 100 000 lekë
 
Tarifat e studimit për studentët që i ndjekin këto programe si programe të dyta studimi
 
1.Infermieri - 200 000 lekë
2.Teknik laboratori - 200 000 lekë
3.Fizioterapi - 200 000 lekë
4.Teknik imazherie - 200 000 lekë
5.Mami - 200 000 lekë
 
 
Masterat për UPT
 
Programet, studimet e ciklit të tretë dhe doktoraturat për Universitetin Politeknik të Tiranës
 
TIRANë – është vendosur gjithashtu nga programet pasuniversitare të miratuara deri tani, edhe hapja e programeve të studimit për ciklin e tretë Master i Nivelit të Dytë në Institutin e Studimeve Evropiane, të Universitetit të Tiranës. Përkatësisht, është vendosur hapja e programeve të studimit të ciklit të tretë në këto programe studimi: Legjislacion dhe dhe institucionet evropiane, Politika dhe qeverisja në Evropë, si dhe Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Bashkimit Evropian. Studentët që do të vazhdojnë studimet në këto programe, në përfundim të studimeve do të paisen me diplomë Master i Nivelit të Dytë, në fushën e arsimit të kryer. Këto programe studimi do të realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit. Programet e studimit Master i nivelit të dytë e fillojnë veprimtarinë mësimore këtë vit akademik. Kuotat e pranimit në këto programe studimi do të jenë: 30 kuota për degën Legjislacion dhe institucionet evropiane, 30 kuota për degën Politika dhe qeverisja në Evropë dhe 30 kuota për degën Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkobëtare të Bashkimit Evropian. Nga kuotat e mësipërme të çdo programi studimi, 9 kuota janë për studentët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare të këtyre trojeve. Tarifa e shkollimit për studentët e regjistruar në këto programe studimi, është 100 mijë lekë. Studentët i nënshtrohet vetëm një tarife shkollimi, e cila likuidohet me këste të caktuara nga instituti përkatës. Studentët shqiptarë që kanë kryer me rezultate të shkëlqyera ciklin paraardhës të studimeve, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit. Gjithashtu, është vendosur hapja në fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, të Universitetit Politeknik të Tiranës, e programeve të studmit të ciklit të tretë, të doktoraturës në degën Inxhinieri Mekanike në këto profile: Inxhinieri mekanike dhe Inxhinieri materiale. Kohëzgjatja e programit të mësipërm të studimeve të doktoratës është të paktën 3 vite akademike, ku përfshihen  edhe 60 kredite për studime të organizuara. Kuota e pranimit  në këtë program studimi, është 14. Nga kuota e përcaktuar në pikën 4, të vendimit të Qeverisë, caktohen dy kuota për studentët nga trojet shqiptare, jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare të këtyre trojeve. Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Tarifa e shkollimit për këtë program të plotë studimi është 200 mijë lekë, e cila likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›