Doktoraturat sot nis regjistrimi në fakultetin e Histori - Filologjisë

Fakulteti i Drejtësisë nuk nis procesin e regjistrimit. Pret udhëzimet nga Ministria e Arsimit
Për herë të parë në ciklin e tretë të studimeve aplikohen standardet e Kartës së Bolonjës
Duke filluar që nga dita e sotme Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka hapur dyert për regjistrimin e kandidatëve të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet e ciklit të tretë të arsimit të lartë. E thënë ndryshe studimet e doktoraturës.
Këtë vit për herë të parë ky programi studimi zhvillohet sipas standardeve të Kartës së Bolonjës, sipas të cilës për gjatë gjithë kohës që studenti ndjek programin e studimit duhet të plotësojë një kuotë të caktuar kreditesh, ku përfshihen dhe 60 kredite për studime të organizuara. Procesi i regjistrimit nis sot për fakultetin Historisë dhe të Filologjisë dhe përfundon më 30 janar 2010.
Pak muaj më parë Këshilli i Ministrave miratoi vetëm dy programe doktorature në këtë fakultet, për degën e shkencave të komunikimit, përkatësisht në profilin komunikim masiv dhe komunikim - informim.
Po në të njëjtën mbledhje Këshilli i Ministrave miratoi edhe nisjen e programeve të studimit për doktoraturë edhe në fakultetin e Drejtësisë, të Gjuhëve të Huaja, të Mjekësisë, Shkencave Sociale dhe Natyrore.
Ndërsa në fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë regjistrimi për vitin akademik nis sot, në Fakultetin e Drejtësisë nuk dihet ende se kur do të nisë. Dekani i këtij fakulteti Prof. Dr. Skënder Kaçupi thotë se regjistrimi në fakultetin që ai drejton do të nisë menjëherë pasi në zyrën e tij të vijë një vendim nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, i cili përcakton edhe kuotat e pranimit të kandidatëve.
Në fakt këto kuota janë miratuar dy muaj më parë në mbledhjen e qeverisë dhe janë përkatësish 25 kuota për Doktoratë në "Shkencat juridike civile", 25 kuota për Doktoratë në "Shkencat penale" dhe 25 kuota për doktoratë në "E drejta publike".
Vç kuotave për fakultetet e Historisë dhe Filologjisë dhe fakultetit të Drejtësisë, qeveria miratoi edhe kuota për programin e doktoraturës, edhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Mjekësisë, Shkencave të Natyrës dhe Sociale. Pagesa për një vit studimesh në doktoraturë është e njëjtë për të gjitha degët 200 mijë lek.
Dokumentet
Në dosjen që do të paraqesin pranë sekretarive mësimore, për regjistrim aplikantët duhet të kenë: Curriculum vitae, kopje e noterizuar e diplomës së nivelit të dytë (DND), ose të diplomës së integruar të nivelit të dytë (DIND), ose diplomës sipas sistemit të vjetër apo titullit akademik të barasvlershëm të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente; një kopje të noterizuar e diplomës SHPU, Master i nivelit të dytë (MND), e cila shoqërohet me shoqëruar me listën e notave; certifikatën e lindjes me fotografi, vërtetim të qendrës së banimit; dy rekomandime të cilat duhet të jenë nga një profesor, profesor i asociuar ose docent; dëshmi dhe vërtetime provimesh pasuniversitare si p.sh gjuhë e huaj; deklaratë e gatishmërisë së udhëheqësit shkencor për të udhëhequr kandidatin; deklarate vetjake e studentit për përballimin e shpenzimeve të programit të studimeve të doktoratës; vërtetim i dekanatit për pranimin e dokumentacionit për aplikim; platforma e disertacionit si dhe plani i punës në vite.
Kuotat e pranimit në programet e studimit për doktoraturë në Fakultetin e Drejtësisë
Doktoratë në Shkencat juridike civile 25 kuota
Doktoratë në Shkencat penale 25 kuota
Doktoratë në E drejta publike 25 kuota
Kuotat e pranimit në programet e studimit për doktoraturë në Fakultetin e Shkencave Sociale:
Doktoratë në Filozofi 24 kuota
Doktoratë në Sociologji 30 kuota
Doktoratë në Pedagogji 14 kuota
Doktoratë në Psikologji 20 kuota
Doktoratë në Punë Sociale 12 kuota
Kuotat e pranimit në programet e studimit për doktoraturë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Doktoratë në Analizë dhe Algjebër 10 kuota
Doktoratë në Metodat Probabilitare, Statistike
dhe Metodat e Analizës Numerike 10 kuota
Kuotat e pranimit në programet e studimit për doktoraturë në Fakultetin Historisë dhe të Filologjisë
Doktoratë në programin e studimit Komunikim - informim
Doktoratë në programin e studimit Komunikim masiv
Kuotat e pranimit në programet e studimit për doktoraturë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja
Doktoratë në programin e studimit Shkenca gjuhësore
Doktoratë në programin e studimit Letërsi botërore
(Kuota e pranimit në këtë program studimi është 30)
Kuotat e pranimit në programet e studimit për doktoraturë në Fakultetin e Mjekësisë:
Doktoratë në Studime të Thelluara në Farmakologji,
Fiziologji, Fiziologji Patologjike 10;
Doktoratë në Studime të Thelluara të Aspekteve
Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike
të Sëmundjeve Infektive, Emergjente dhe
Riemergjente, në Shqipëri 16;
Doktoratë në Studime të Thelluara të Aspekteve
Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike të Sëmundjeve të Lëkurës.............................................................. 12;
Doktoratë në Shëndetit Publik................................................ 12;
Doktoratë në Studime të Thelluara dhe
Kërkime në Otorinolaringologji............................................. 10;
Doktoratë në Studime të Thelluara në Kardiologji.................. 6;
Doktoratë në Studime në Patologji Oro-Maxilo Faciale.............16;
Doktoratë në Studime në Neuroshkencë................................ 16;
Doktoratë në Studime në Obstetrikë-Gjinekologji................ 10;
Doktoratë në Mjekësi Laboratorike....................................... 12;
Doktoratë në Morfologji Klinike........................................... 10;
Doktoratë në Sëmundjet Kirurgjikale.................................... 20;
Doktoratë në Imazheri........................................................... 10;
Doktoratë në Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore....... 10;
Doktoratë në Sëmundjet e Syrit............................................. 10;
Doktoratë në Pediatri............................................................. 10;
Doktoratë në Shkencat Farmaceutike.................................... 10;
Doktoratë në Sëmundjet e Brendshme.................................. 12;