Masterat shkencore kuotat sipas degeve

Standard boton te gjitha kuotat e masterave. Tarifat nuk ndryshojne njesoj si vjet.
Standard boton sot kuotat sipas degeve per te gjithe masterat shkencore te bera publike dje nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Tarifat edhe per kete vit nuk do te ndryshojne ne krahasim me vitin e kaluar duke mbetur ne nivelin ndermjet 40 mije deri ne 120 mije leke te reja. Nderkaq ne vendimin e ri jane percaktuar ne total rreth 8 mije kuota pra nje mije kuota me shume se nje vit me pare.
Ne kete menyre sipas vendimit te qeverise 4365 kuota jane rezervuar per programet dyvjecare te ciklit te dyte te studimeve pra masterat shkencore. Nderkohe me pak kuota gjate ketij viti do te kene programet njevjecare te ciklit te dyte te studimeve. Keshtu sipas vendimit te qeverise per master profesional do te pranohen ne total 3667 te diplomuar.
Nderkohe kete vit qeveria ka percaktuar kuota te vecanta edhe per kater kategori te tjera. Sipas vendimit per programe te dyta studimi pra per te gjithe ata qe kane perfunduar nje program te nivelit te dyte do te jene te rezervuara 100 kuota. Po aq do te rezervohen per transferimin e studimeve brenda te njejtit program ose programeve te ngjashme nga nje universitet ne tjetrin.
Dy kategorite e tjera kane te bejne me personat me aftesi te kufizuara dhe te huajt. Keshtu te gjithe studentet qe nuk kane shtetesi shqiptare do te mund te aplikojne per programet e ciklit te dyte te studimeve vetem per 50 kuota. Ndersa nje sasi e vecante prej 20 kuotash u eshte rezervuar te gjithe bashkeqytetareve tane te cilet jane te verber me vertetim te komisionit perkates.
Per me teper kete vit do te perfitojne ne menyre te posacme 20 kuota edhe anetaret e komunitetit egjiptian dhe rome. Sipas Ministrise se Arsimit dhe te Shkences krahasuar me nje vit me pare ka nje rritje me afro 2500 kuota per keto programe studimi.
Aplikimet per ne programet e ciklit te dyte qofshin keto mastera shkencore apo mastera profesionale do te nisin tashme ne universitetet e vendit cka pritet te ndodhe brenda dy javeve ne vijim.
Burime nga Universiteti i Tiranes Universiteti Politeknik dhe Universiteti Bujqesor i Tiranes bejne te ditur se kriteri i vetem ka per te qene nota mesatare e marre gjate tri viteve te para te studimeve nderkohe qe nese ka barazi ndermjet ketyre notave atehere do te kryhen intervista te vecanta me secilin prej kandidateve nga nje komision ad-hoc qe do te ngrihet brenda departamenteve perkatese.
Kete vit jane percaktuar ne vendim edhe kritere te vecanta per nje program. Keshtu cdo program studimi i ciklit te dyte funksionon ne vitin e pare per vitin akademik 2010-2011 ne rast se ate e ndjekin te pakten 10 studente.
Per sa u perket tarifave vendimi percakton se aplikantet qe do te fitojne te drejten ne nje program studimi te ciklit te dyte ne institucionet publike te arsimit te larte ne vitin akademik 2010-2011 dhe qe u perkasin shtresave sociale si te verber/te shurdher invalide paraplegjike dhe tetraplegjike femije jetime femije rome ballkano-egjiptiane femije te policeve dhe ushtarakeve te rene per shkak te detyres dhe te ish-te perndjekurve politike paguajne nje kuote ne masen 50 per qind te tarifes se shkollimit. Kete te drejte do ta kene edhe studentet e viteve me te larta qe u perkasin po ketyre shtresave sociale.
Tarifa nuk do te paguhet as nga studentet e vitit te pare qe kane perfunduar me Medalje te Arte ciklin e pare te studimeve dhe studentet e vitit te dyte qe kane perfunduar shkelqyeshem vitin e pare.
Shtetasit e huaj qe do te vazhdojne studimet e ciklit te dyte ne institucionet publike te arsimit te larte i nenshtrohen se njejtes tarife shkollimi si shtetasit shqiptare me perjashtim te rasteve kur ne kuader te marreveshjeve ndershteterore eshte parashikuar ndryshe ndash percakton vendimi.