E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat- virusi A/H1N1, merren masa. Asnjë rast i dyshuar

4 rastet e publikuara me virusin A/H1N1 kanë shtuar masat ndaj kësaj pandemie. DSHP në rrethin e Matit thekson se nga ky dikaster janë marrë të gjitha masat. Ndërkohë nuk deklarohet asnjë i dyshuar me virusin AH1N1. 

MAT- Sipas një deklarata të përfaqësuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, virusi A/H1N1 mund të prek rreth 30 për qind të popullsisë tonë, të paktën kjo nga eksperienca që paraqesin vendet e tjera në botë në këtë fazë të parë. Katër rastet e deklaruara zyrtarisht në vend me këtë virus kanë shtuar dhe masat që duhet të merren në mbarë vendin. Drejtori i Shëndetit Publik në rrethin e Matit Zylfi Dika deklaron se nga ky dikaster janë marrë të gjitha masat me ngritjen e një shtabi monitorues për të mbajtur nën kontroll situatën.

“Kemi marrë të gjitha masat për përballimin e ndonjë pandemie të mundshme. Është ngritur edhe një shtab i cili mbledh informacion në rrethin e Matit nëse ka raste të infektuar, ndjekim çdo gjë me kujdes”- u shpreh kreu i DSHP-së të Matit Zylfi Dika.

Kreu i DSHP-së në rrethin e Matit, pohon se deri më tani në këtë rreth nuk ka asnjë të dyshuar, duke bërë të njëjtën kohë apel për zbatimin e këshillave të dhëna publikisht nga pjekët për përkujdesjen personale që duhet të ketë çdo njëri prej nesh veçanërisht ndaj higjienës vetjake.

Ndërsa në të gjitha qendrat shëndetësore në Mat nga Drejtoria e Shëndetit Publik janë shpërndarë planë masat e hartuara përmes broshurave informative për sensibilizim të mbarë popullatës. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›