Vrasje në Tiranë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Një i vrarë dhe dy të plagosur. Ky është bilanci i ngjarjes së ndodhur në afërsi të doganës së Tiranës rreth orës 13.00. Artan Allushi është qëlluar për vdekje ndërsa janë plagosur Nertil dhe Kujtim Allushi. Sipas policisë e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes mësohet se motivi i kësaj vrasje ka qenë një gridje e çastit. Por dyshimi i policisë do të bierë poshtë pas arrestimit të autorit i cili tashmë është identifikuar nga policia e kryeqytetit. Dëshmitarët që kanë parë këtë vrasje bënë të ditur se tre persona kanë qëlluar mbi Artan, Nertil dhe Kujtim Allushin dhe më pas janë larguar me një makinë. Ndërkohë uniformat blu të kryeqytetit kanë nisur hetimet duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës dhe sipas mjekëve të këtij institucioni ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në regjsitrat e policisë së shtetit vrasja e te riut shënon numrin e 48 për vitin 2009.