E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, përplasen 2 makina, 4 të plagosur

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Fier-Vlorë. Aksidenti ka ndodhur, në vendin e quajtur kthesa e Koshovicës ku 4 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve. Sipas informacioneve të plagosurit ndodhen në gjëndje jo të rëndë në spital. Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën të mundur zbardhen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›