E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Tiranë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Një person ka mbetur i vdekur dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur para pak minutash në Tiranë pasi u qëlluan me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pranë Doganës së Tiranës ku një person ka hapur zjarr ndaj Artan Alushit 22 vjeç dhe ka plagosur Kujtim dhe Nertil Allushin. Menjëherë Allushi është dërguar në spitalin ushtarak por para pak minutash ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra ndërsa dy të plagosurit ndodhen në gjëndje jot ë rëndë shëndetësore. Mësohet se policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes por nuk ka konfirmuar ende emrin e të dyshuarit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën të mundur zbardhjen e plotë të vrasjes së Allushit dhe është vënë në kërkim të autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›