E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, arrestohet i kërkuari për vrasje

Forcat e policisë të Matit arrestuan sot një 33 vjeç, i identifikuar si autor i një vrasjeje të ndodhur 12 vjet më parë. Sipas policisë 33 vjeçari Vladimir Ibrahimi, lindur dhe banues në lagjen "Partizani" të qytetit të Burrelit, u arrestua në kuadër të operacionit të koduar "Plaga e vjetër". Në sajë të metodave speciale të hetimit, ai është identifikuar si autor i vrasjes së Genci Barçit, ngjarje e ndodhur në 10 nëntor 1997, në lagjen "Drita" të Burrelit. Tashmë 33 vjeçari Ibrahimi do të përballet me akuzat e "vrasjes me paramendim" dhe "armëmbajtjes pa leje", parashikuar nga nenet 78 dhe 278/2 te Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›