E Diel, 1 Nëntor 2026

Betohen 147 punonjësit më të rinj të policisë së shtetit

147 punonjës të rinj policie janë betuar sot në Akademinë e policisë “Arben Zylyftari”. Gjatë ceremonisë së betimit ishin të pranishëm edhe krerët më të lartë të policisë së shtetit, Drejtori i përgjithshëm, Ahmet Prenci, e zv.drejtori Haxhiaj. 

TIRANE- 147 punonjës të rinj policie janë betuar sot në Akademinë e policisë “Arben Zylyftari”. Pas një kursi trajnimi prej afro 20 javësh, në të cilin u morën njohuritë teorike, 147 policët e rinj pritet të fillojnë kursin praktik të mbikëqyrur nga policët e Tiranës.
Gjatë ceremonisë së betimit ishin të pranishëm edhe krerët më të lartë të policisë së shtetit, Drejtori i përgjithshëm i policisë, Ahmet Prenci , dhe zv.drejtori Ahmet Haxhiaj. Gjithashtu morën pjesë edhe drejtues të policisë të Tiranës dhe oficerë të lartë të misioneve të huaja policore, PAMECA 3 dhe ICITAP.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e betimit, drejtori i përgjithshëm, Ahmet Prenci theksoi se studentët e sapodiplomuar janë fytyra e re e policisë. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›