LSI: Sondazhet “Zogby”, për emisione humori
I pyetur në lidhje me shifrat e publikuara nga kompania "Zogby" për shpalljen e PS si fituese të zgjedhjeve, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasali u shpreh se sondazhe të tilla do të qëndronin më mirë në emisione humoristike.
TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim ka hedhur poshtë sondazhin e publikuar nga kompania ‘Zogby” e cila shpallte si fituese të zgjedhjeve të ardhshme, PS me 39% të votave. I pyetur në lidhje me shifrat e publikuara nga kompania amerikane, sekretari i përgjithshëm i LSI, Petrit Vasali është shprehur se këto publikime janë ndjekur me humor nga ana e partisë së tij duke theksuar se kompania “Zogby” nuk shquhet për seriozitet në sondazhe. Vasili u shpreh se sondazhe të tilla do të qëndronin më mirë në ndonjë emision humoristik.
Deklarata e vasalit erdhi pas një konference për shtyp në të cilën LSI ngriti sërish problemin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, duke thënë se procesi ëhstë futur në një fazë të errët e të paqartë.
“Qeveria po e fut procesin dhe dështimin e tij në rrugën e faktit të kryer, për të aplikuar më pas në kushtet e krizës së kohës, skenare të tjera kompromentuese, të cilat e rrëzojnë Kodin Zgjedhor, i cili lejon vetëm votimin me karta identiteti dhe pasaporta”- theksoi sekretari i përgjithshëm i LSI.
Ndër të tjera , Vasili ka kërkuar ngritjen e menjëhershme të një Komisioni Hetimor Parlamentar për të zbardhur gjendjen reale në të cilën ndodhet procesi i pajisjes me karta identiteti. (e.nurcelli/ Balkanweb)