Raporti vjetor i KKRT, debate në Komisionin e Medias
Mbledhja e Komisionit të Medias është shoqëruar me debate të ashpra pas paraqitjes së raportit të vitit 2008 të KKRT. Si rezultat i pikëpamjeve të ndryshme nga deputetët e PS dhe PD, do të kalojnë në kuvend dy rezoluta të raportit.
TIRANE- Raporti vjetor i KKRT për vitin 2008, është paraqitur mes debateve të shumta në radhët e deputetëve të PS dhe PD në komisionin e medias. Si rezultat, në kuvend do të kalojnë dy rezoluta të ndryshme lidhur me raportin e vitit të shkuar. Partia Socialiste kërkon nga na e saj shkarkimin e Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve me pretendimin se është i paaftë për të realizuar detyrat e saj ligjore.
Deputeti socialist, Alfred Dalipi theksoi se KKRT nuk ka realizuar detyrat e veta ligjore në ushtrimin e rolit të rregullatorit në fushën e transmetimeve. Sipas Partisë Socialiste, KKRt është kthyer në pengesë në fushën e transmetimeve.
Deputeti Dalipi e konsideroi KKRT si një shtojcë që u shërben segmenteve dhe interesave të politikës.
Ndërkohë sipas përfaqsuesve të Partisë Demokratike KKRT ka luajtur rol të rëndësishëm në rregullimin e hapsirës audiovizuale. Sipas deputetit demokrat, Safet Sula ky KKRT është në përputhje me ligjin dhe ka zbatuar kërkesat e Kuvendit në rezolutën e vitit 2007. (e.n/News24/Balkanweb)