E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Londër merr mbështetje nga Laburistët

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka marr mbështetje nga një sërë personalitete të rëndësishëm në parlamentin britanik. Meta është pritur nga kryetari i komitetit evropian, Majkëll Connarty, i cili gjatë këtij takimi ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të qershorit në Shqipëri, duke i cilësuar si pikë kyce që do të çojë drejt aplikimit. Ndër të tjera është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit midis dy komisioneve. Ndërkohë Kreu i LSI ka takuar edhe kryetarin e grupit parlamentar të Laburistëve, Tonny Lloyd i cili ka uruar Metën për zgjedhjet duke u shprehur se pas tyre pritet një qeveri e denjë për të luftuar korrupsionin në vend. Ndërkaq Meta dhe laburistët kanë shprehur gadishmërinë për bashkëpunim të dyandhëm mes laburistëve dhe LSI.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›