Mat, banorët e fshatit Dom pa shërbim shëndetësor
Banorët e fshatit Dom në rrethin e Matit, vuajnë mungesën e shërbimit shëndetësor. Edhe pse në këtë fshat ekziston një godinë, por mungojnë pajisjet si dhe personeli i specializuar. Banorët i drejtohen veterinerëve për injeksione.
MAT- Edhe pse ekziston një qendër shëndetësore ndërtuar prej tre vitesh në rrethin e Matit. Banorët e fshatit Dom, për çdo injeksion duhet ti drejtohen veterinerëve, pasi nuk ka personel të specializuar. Qendra shëndetësore e ndërtuar para tre vitesh nuk i ka hapur dyert deri më tani. Ndërtesa që duhet të funksionojë si qendër shëndetësore ka vetëm katër muret dhe asnjë prej pajisjeve shëndetësore. Kjo ka bërë që këta banorë tju drejtohen veterinerëve për problemet e tyre shëndetësore si dhe për kryerjen e injeksioneve.
Shqetësimin e ngre dhe kryetari i fshatit Flamur Lleshi, i cili shprehet se qendra shëndetësore nuk është hapur asnjëherë për shkak të pajisjeve që mungojnë. (a.r/news24/balkanweb)