Mat dhe Berat, 3 fëmijë mbyten në rezervuar

Pamje nga mbytje në rezervuar, foto arkiv
Një tjetër vdekje është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, ku viktimë është sërish një fëmijë 11-vjeçar. Pas mbytjes së dy fëmijëve në Bulqizë, një tjetër fëmijë është mbytur në lumin Osum në Berat.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme dhe mësohet se fëmija ka shkuar për tu larë në lumë në afërsi të fshatit Poshnjë. Trupi i tij nuk është gjetur ende, pasi mendohet se e ka marrë rrjedha e lumit. Ndërkohë që operacionin e kërkimin janë angazhuar mjaft forca të policisë.
Mat, dy fëmijë janë mbytur në rezervuar
Dy fëmijë janë mbytur në rezervuarin e Martaneshit, të rrethit të Matit. Mësohet se të dy fëmijët ishin kushërinj dhe i përkisnin moshës 11 vjeçare. Ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë pasdites të së shtunës, ku dy fëmijët kanë shkuar në një rezervuar për t`u larë, por s`kanë mundur dot të dalin prej andej.
Sipas policisë fëmijët me iniciale GJ.R dhe R.R kanë qenë vetëm të dy në këtë rezervuar dhe nuk kanë mundur dot të notojnë për të dalë nga uji.
Banorët kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë. Shumë prej tyre janë futur në këtë rezervuar për ti shpëtuar por ka qenë e pamundur nxjerrja e tyre jashtë dhe për pasojë të miturit nuk kanë mundur t`i shpëtojnë dot vdekjes. /E.L/