E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e hajdutit shqiptar në Athinë rihap debatin për mbrojtjen e pronës

Share

Një student grek 23 vjeçar qëlloi për vdekje një hajdut shqiptar në orën 4:00 të mëngjesit të së enjtes në Peania, Athinë, shkruan Greek Reporter.

Mësohet se gjithçka nisi kur dy hajdutët shqiptarë hynë në një shtëpi në lagjen Peania në orën 2:00, por qiramarrësi e kuptoi këtë, ndezi dritat dhe ata u larguan. Qiramarrësit njoftuan policinë, të trembur për vdekje, shkruan GR.

Por dy hajdutët qëndruan të fshehur për 45 minuta dhe u rikthyen dhe hynë në një tjetër shtëpi në lagje, ku jetonin një student veterinarie dhe nëna e tij. Ata e kërcënuan 23 vjeçarin, por nuk arritën të vjedhin gjë. Më pas u larguan nga shtëpia e tyre dhe hynë në tjetër shtëpi. Edhe aty qiramarrësit e kuptuan se dikush po hynte ilegalisht në shtëpi. Pak përpara orës 4:00, të pakënaqur me tentativën e parë, ata synuan të hyjnë sërish në shtëpinë e studentit të veterinarisë, Nickos Davaris. Por ai kishte bërë gati armën shotgun dhe nisi të ndiqte hajdutët, duke vrarë më të riun prej tyre.

Studenti ishte gjuetar dhe e kishte armën me leje. Avokati i tij megjithatë pretendon se arma u shkreh pa dashje gjatë ndjekjes, pasi Davaris kishte thjesht synim ti trembte ata. 23 vjeçari është arrestuar së bashku me shqiptarin tjetër, një 45 vjeçar që ishte xhaxhai i hajdutit të vdekur.

Sipas Greek Reporter, këto incidente janë bërë të zakonshëm dhe kanë ngritur sërish shqetësimin se ligji i ri duhet të marrë në konsideratë lejimin e njerëzve të mbrojnë jetën dhe pronën e tyre, ose të trajnojnë policinë me metoda më eficiente për të mbrojtur qytetarët.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›