Vidhte automjete dhe i shiste për skrap

Duke vjedhur automjete, foto arkiv
Pronari i një pike skrapi u arrestua sot nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet në bashkëpunim me shtetas të tjerë, vidhte makina e më pas i shiste ato për skrap.
Policia bëri me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në pikën e skrapit, në pronësi të 40-vjeçarit të arrestuar Hysni Mjeshtri, nga Katund i Ri i këtij qyteti, policia bllokoi në cilësinë e provës materiale 3 automjete tip Benz, të cilat rezultuan se ishin të vjedhura.
Policia këtij qyteti ka bërë të mundur zbardhjen e këtyre vjedhjeve, të realizuara vetëm 3-4 ditë më parë, në Elbasan, si dhe identifikimin e autorëve të këtyre ngjarjeve.
Mësohet se pronari i pikës së skrapit , 40- vjeçari, Mjeshtri, është edhe bashkautori i vjedhjes së këtyre automjeteve, ndërkohë që policia e Elbasanit ka bërë të mundur edhe identifikimin e dy autorëve të tjerë të vjedhjeve të mjeteve dhe po punon për arrestimin e tyre. Vjedhja dhe shitja e skrapit, është kthyer së fundmi në një fenomen shqetësues. /Bardha Nergjoni /