Myanmar dënohet sërish simboli i lirisë, Aung San Suu Kyi
Gjykata e Myanmarit
ka dënuar nobelistin
e paqes, Aung San
Suu Kyi, dje përdhunim
të arrestit shtëpiak duke
qenë se ajo ka shkelur rregullat
pas futjes së një amerikanie
në shtëpinë e saj. Kreu i gjykatës
ushtarake që vendosi për
gjykimin urdhëroi një dënim
për nobelisten prej 18 muajsh
shtesë nën arrest shtëpiak. Liderja
64-vjeçare e opozitës ka
kaluar 14 vjet në arrest shtëpie
dhe kjo zgjatje e dënimit do ta
privojë atë nga pjesëmarrja në
zgjedhjet e përgjithshme dhe
skena politike. Një vendim i tillë
pritej nga ana e gjykatës, e cila
për asnjë moment nuk ka treguar
minimumin e objektivitetit
dhe të tolerancës ndaj njeriu që
është shndërruar në simbol të
lirisë dhe luftës për të drejtat e
njeriut në një vend që drejtohet
nga një juntë ushtarake. Megjithatë,
ndaj një vendimi të tillë
liderët botërorë kanë reaguar
me shumë pakënaqësi dhe
kriticizëm. Ky reagim ka nisur
me sekretarin e Përgjithshëm
të OKB-së, Ban Ki Mun. Kryeministri
britanik, apo Presidenti
francez, ata e kanë cilësuar
vendimin e gjykatës "brutal
dhe të padrejtë". Suedezët, të
cilët kanë edhe presidencën
rotative të Bashkimit Europian
kanë premtuar ndërmarrjen e
sanksioneve më të rënda ndaj
liderëve qeverisës në Muyanmar,
sanksioneve që kanë të
bëjnë më shumë me tregtinë.
Futja e amerikanit në shtëpinë
ku liderja e opozitës po kryente
dënimin është bërë pak ditë
para përfundimit të dënimit të
saj. Shumë mbështetës të lideres
mendojnë se ai mund të ketë
qenë një i dërguar i regjimit për
t‘i prishur punë Sii Kyit pikërisht
ndërsa ajo priste që të fitonte
lirinë pas viteve të gjata të burgut
të shtëpisë. Megjithatë, në
përfundim dënimi ndaj lideres
së opozitës ishte më i lehtë nga
sa mendohej, sepse ajo mund të
kishte marrë edhe maksimumin
dhe të kishte kaluar edhe disa
vite të tjera në arrest shtëpie.
Edhe këtë dënim ajo do ta kryejë
në shtëpi. Por avokatët e saj do
të kërkojnë apel për vendimin,
duke shpresuar që të paktën
mund të fitojnë disa muaj në
shkallën e dytë. Lideri i juntës
ushtarake që qeveris deklaroi se
ai e kishte marrë një vendim të
tillë në emër të stabilitetit dhe
të të mirës së vendit. Vetë Suu
Kyi gjatë paraqitjes në gjykatë
dukej e lodhur, por e qetë. Ajo
në fjalën e saj u shpreh kundër
vendimit dhe falënderoi diplomatët
e huaj për mbështetjen
që i kishin dhënë gjatë gjithë
viteve dhe veçanërisht në këtë
moment sërish të vështirë të
jetës së saj.
ka dënuar nobelistin
e paqes, Aung San
Suu Kyi, dje përdhunim
të arrestit shtëpiak duke
qenë se ajo ka shkelur rregullat
pas futjes së një amerikanie
në shtëpinë e saj. Kreu i gjykatës
ushtarake që vendosi për
gjykimin urdhëroi një dënim
për nobelisten prej 18 muajsh
shtesë nën arrest shtëpiak. Liderja
64-vjeçare e opozitës ka
kaluar 14 vjet në arrest shtëpie
dhe kjo zgjatje e dënimit do ta
privojë atë nga pjesëmarrja në
zgjedhjet e përgjithshme dhe
skena politike. Një vendim i tillë
pritej nga ana e gjykatës, e cila
për asnjë moment nuk ka treguar
minimumin e objektivitetit
dhe të tolerancës ndaj njeriu që
është shndërruar në simbol të
lirisë dhe luftës për të drejtat e
njeriut në një vend që drejtohet
nga një juntë ushtarake. Megjithatë,
ndaj një vendimi të tillë
liderët botërorë kanë reaguar
me shumë pakënaqësi dhe
kriticizëm. Ky reagim ka nisur
me sekretarin e Përgjithshëm
të OKB-së, Ban Ki Mun. Kryeministri
britanik, apo Presidenti
francez, ata e kanë cilësuar
vendimin e gjykatës "brutal
dhe të padrejtë". Suedezët, të
cilët kanë edhe presidencën
rotative të Bashkimit Europian
kanë premtuar ndërmarrjen e
sanksioneve më të rënda ndaj
liderëve qeverisës në Muyanmar,
sanksioneve që kanë të
bëjnë më shumë me tregtinë.
Futja e amerikanit në shtëpinë
ku liderja e opozitës po kryente
dënimin është bërë pak ditë
para përfundimit të dënimit të
saj. Shumë mbështetës të lideres
mendojnë se ai mund të ketë
qenë një i dërguar i regjimit për
t‘i prishur punë Sii Kyit pikërisht
ndërsa ajo priste që të fitonte
lirinë pas viteve të gjata të burgut
të shtëpisë. Megjithatë, në
përfundim dënimi ndaj lideres
së opozitës ishte më i lehtë nga
sa mendohej, sepse ajo mund të
kishte marrë edhe maksimumin
dhe të kishte kaluar edhe disa
vite të tjera në arrest shtëpie.
Edhe këtë dënim ajo do ta kryejë
në shtëpi. Por avokatët e saj do
të kërkojnë apel për vendimin,
duke shpresuar që të paktën
mund të fitojnë disa muaj në
shkallën e dytë. Lideri i juntës
ushtarake që qeveris deklaroi se
ai e kishte marrë një vendim të
tillë në emër të stabilitetit dhe
të të mirës së vendit. Vetë Suu
Kyi gjatë paraqitjes në gjykatë
dukej e lodhur, por e qetë. Ajo
në fjalën e saj u shpreh kundër
vendimit dhe falënderoi diplomatët
e huaj për mbështetjen
që i kishin dhënë gjatë gjithë
viteve dhe veçanërisht në këtë
moment sërish të vështirë të
jetës së saj.