Kërcënimet terroriste, SHBA këshillon qytetarët: Mos udhëtoni jashtë vendit
Frikë për sulme të mundshme nga Al Kaeda
Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë paralajmërim për qytetarët amerikanë që udhëtojnë jashtë vendit, duke i këshilluar për kujdes ndaj një kërcënimi te mundshem terrorist nga al-Kaida.
Departamenti i Shtetit tha sot se mundësia për një sulm terrorist është veçanërisht e fuqishme në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Në deklaratë thuhet gjithashtu se al-Kaida dhe degët e saj mund të kryejnë sulme që tani e deri në periudhën e fund gushtit.
Paralajmërimi vjen një ditë pasi SHBA-ja vendosi të mbyllë ambasadat e veta në botë këtë të diel për arsye sigurie.
Behet fjale për ambasadat dhe konsullatat që normalisht hapeshin për palët të dielave kryesisht në vendet myslimane.
Mbyllja e përfaqësive të SHBA-së mund të zgjasë deri ne momentin e ri-vlerësimit te rrethanave.