E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgaria nën valën e protestave prej 48 ditësh

04-08-2013 / Gazeta 55

Manifestuesit janë të vendosurpër largimin e qeverisë

Në shesh për të 48-ën ditë radhazi. Rreth 200 persona që kanë manifestuar sërish në shesh kundër institucioneve bullgare që akuzohen për korrupsion dhe se përmbushin vetëm interesat e oligarkisë ekonomike në vend, pa marrë parasysh kërkesat e qytetarëve.
Protestuesit shprehen se vendi ka nevojë për persona të kualifikuar dhe kurajozë. Madje ata janë të bindur se në shtator do të kenë një qeveri të re.
Kërkesa e tyre është e qartë, qeveria duhet të largohet. Protestat kanë nisur në muajin qershor, pas emërimit pa asnjë debat parlamentar të një sipërmarrësi të famshëm në drejtimin e shërbimeve sekrete në vend. Që atëherë besimi në klasën politike bullgare ka rënë në nivele minimale. Ndërsa nga ana tjetër është rritur në mënyrë surprizë besimi në institucionet europiane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›