Kodikët shqiptarë, ruajtja e thesareve të vendit tonë

Shumë shpejt, dashamirësit e dorëshkrimeve të vjetra, do të kenë në duart e tyre një katalog për Kodikët shqiptarë. Katalogu do të përfshijë fondin 438, që përbëhet nga 102 njësi të plota dhe 17 fragmente, që ndodhen në Arkivin Qëndrorë të Shtetit.
Puna nga studiuesit ka nisur rreth një vit më parë. Katalogu do të ketë një paraqitje vizive, e cila do të shoqërohet me tekst, që do të paraqesë të dhëna të plota për cdo Kodik të paraqitur.
Së fundimi, 14 Kodikë shqiptarë, janë të paraqitur në një ekspozitë në Sofje të Bullgarisë, në kuadërt të konferencës ndërkombëtare “Bizanti pa kufi”.