BSH: Bujqësia kontribuon vetëm 0.5% në PBB
TIRANË- Bujqësia sektori që para viteve 90, mbante peshën kryesore në zhvillimin e ekonomisë tashmë po lëshon terren cdo vit.
Nga të dhënat e fundit të basnkës së Shqipërisë rezulton se kjo degë po jep edhe kontributin më të vogël në rritjen ekonomike të vendit me vetëm 0.5% të Produktit të Brendshëm Bruto gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.
Ndërkohë që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja e sektorit të bujqësisë vlerësohet në vetëm 2.8 %, një ritëm më i ulët ky, se rritja që kanë shënuar degët e tjera të ekonomisë si, industria, shërbimet, madje edhe ndërtimi me 4.5% që deri vitin e kaluar ndodhej i mbërthyer nga ngërci.
Banka e Shqipërisë vlerëson se zgjerimi iaktivitetit bujqësor mbetet nën mesataren historike dhe ritmin e shënuar gjatë vitit 2010.
Por, edhe pse qeveria ka shpallur bujqësinë si një ndër prioritetet e saj me projekte madhore si ai i ullinjve dhe drurëve frutorë institucioni mbikqyrës bankar konstaton se ky sektor vijon të vuajë nga probleme strukturore, të cilat vështirësojnë aksesin e tij në tregjet e brendshme dhe të huaja të produkteve, si dhe frenojnë kreditimin e tij nga sistemi bankar.
(e.m/NEWS24/BAlkanWeb)