Ndryshon ligji për faljet. Hyn në lojë ministri i Drejtësisë
Në qoftë se deri tani presidenti ishte institucioni i vetëm që kishte ekskluzivetin e faljes së të dënuarve, tashmë më tepër kompetenca në këtë drejtim do të ketë dhe ministri i drejtësisë. Sipas draftit të përgatitur nga dikasteri i Bujar Nishanit, me grumbullimin e informacionit mbi të dënuarit dhe më pas dergimin e listes te kreu i shtetit, do të merret ministri.
Presidenti, i cili deri dje ngarkonte me përgjegjësi një grup juristësh për verifikimin e dokumenteve, tani nuk do t’i duhet të shqyrtojë alternativat që mbërrijnë nga Ministria e Drejtësisë, por thjesht t’i miratojë ato.
Sipas ministrit Nishani, gjatë seancës degjimore në Komisionin e Ligjeve, kjo nuk është një vjedhje kompetencash, por lehtesim i punës se shefit të shtetit në përzgjedhjen e të amnistuarve. Po ashtu sipas tij, përvec faljes duhet të aplikohet më dendur një lloj tjetër denimi.
“Bëhet fjalë për krimin e organizuar, për trafiqet. Natyrisht që asnjë prej këtyre veprave penale nuk përjashtohet. Kriteret ndaluese janë qartazi të prcaktuara për ato vepra penale të cilat janë të rendituara në dispozitë... dhe për rrjedhojë, qoftë me masën e kryer të ekzekutimit të vendimit penal, qoftë pastaj dhe të elementëve të tjerë, ai mund të përfitojë apo mund edhe të mos përfitojë. Nuk mund të bëjmë një përjashtim. Ajo që desha të nënvizoj është fakti se përvec institucionit të faljes që është më hierarkiku në këtë drejtim ka dhe një sërë mekanizmash të tjerë të cilët përmes ligjeve dhe institucioneve të tjera funksionojnë dhe kanë eficencat e tyre në këtë frymë” thotë Nishani.
Ndryshe nga procedura e deritanishme, ministria e Drejtësisë ose presidenti duhet të njoftojnë dhe argumentojnë refuzimin e faljes brenda një afati të caktuar.
“Falja mund të ushtrohet ose mund të jetë me procedura për vepra penale që janë në drejtim të shtetit pasi kuptohet që shteti është më i fortë, më human në drejtim të faljes, ose të cënimit, të goditjes, kurse duhet të jenë më të shtrënguara ndaj personit. Duhet ruajtur edhe ana psikologjike që ka vendi jonë për shkak sepse ne kemi shumë pak vite që kemi hequr dënimin me vdekje” tha Burgaj.
Po ashtu të drejtën për të kërkuar amnistinë për të dënuarit e ka një gamë më e gjerë personash, ndër to dhe kryetarët e bashkive dhe komunave.
Elona Gjylmi
< I mëparshmi