Vrasja në Mamurras, shkak xhelozia për një femër
Xhelozia ka qenë shkaku i vrasjes së dyfishtë në qytetin e Mamurrasit ku mbetën të vrarë nga një breshëri armësh Ersid Rama 23 vjec dhe Albert Seiti 24 vjec. Policia e Lezhës bën të ditur se njëri prej viktimave ishte shoqëruar prej 2 ditësh me një vajzë e cila ishte e fejuar dhe i fejuari i saj, i cili ka qenë i shoqëruar edhe nga persona të tjerë, ka qenë autori i krimit të një nate më parë në shenjë hakmarrje për tradhëtinë e mundshme të të fejuarës së tij.
Policia ka shpallur në kërkim autorët e kësaj ngjarje dhe ka vënë edhe shpërblim monetar për personat që do të japin informacione për vendndodhjen e tyre.
Viktimat kanë qenë duke udhëtuar me një makinë të tipit Benz dhe në hyrje të qytetit të Maurrasit janë sulmuar me një breshëri automatiku. Si pasojw, humbi jetwn ne vend Erdis Rama ndwrsa u plagos rëndë Albert Seiti, i cili ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit në spitalin ushtarak të Tiranës.
Në momentin e sulmit viktimat janë kundërpërgjigjur po me armë dhe policia ka gjetur në makinën e tyre një automatik kallashnikov dhe një pushkë karabinë.
Disa kalimtarë të rastit kanë lajmëruar policinë e cila me forca të shumta ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Ekspertët e kriminalistikës kanë mbledhur provat në vendin ku ka ndodhur përplasja me armë që ka bërë të mundur edhe ndërtimin e skemën e krimit.
Olgera Muka < I mëparshmi